Flash

Rengu që i ngriti "kurnaci" Achraf Hakimi gruas pas ndarjes

Lapsi.al 14 April 2023
Rengu që i ngriti "kurnaci" Achraf Hakimi gruas pas ndarjes

Nëna e dy fëmijëvetë lojtarit të PSG-së, Achraf Hakim, ka kërkuar në gjykatë të divorcohet nga futbollisti i njohur, pas akuzave se ai ka  përdhunuar një 23-vjeçareje. Aktorja hispaniko-tuniziane, Hiba Abouk, 36-vjeç, kur ka shkuar për të ngritur padinë kundër bashkëshortit të saj, ka konstatuar që Hakim ia ka kaluar të gjithë pasurinë nënës së tij.

Sipas gazetës spanjolle El Pais në formularin që po plotësonte, aktorja ka kërkuar gjysmën e pasurisë së futbollistit, por është habitur kur ka mësuar të vërtetën.

“Kur mbërrita në gjykatë, u befasova kur zbulova se ajo që kisha frikë nuk ishte e vërtetë, zbulova se makina, shtëpitë, miliona pasuri ishin të gjitha të shkruara në emrat e nënës së tij dhe paga e tij. 1 milion euro merr çdo muaj nga PSG, 80% e të cilave ia jep nënës së tij”, tha ajo.

Lexo me tej:

Abouk, gruaja e Hakimi, i kthen shpinën marokenit: “Jam nga ana e viktimave”

Hiba Abouk, 24 vjet më e madhe se bashkëshorti i saj, e çoi atë në gjykatë me shpresën se do të merrte 70 milionë paund.

“Gruaja e Ashraf Hakimit e çoi çështjen e shkurorëzimit në gjykatë dhe kërkoi që ta ndajnë pasurinë dhe ta ndajnë në gjykatë. Kur po zbatohej ndarja, të dy ranë dakord për pergjysmimin e pasurisë, por rezultoi se Ashraf Hakimi nuk kishte asnjë pronë dhe asnjë llogari bankare. Kohë më parë, Ashraf Hakimi ka regjistruar pronën e tij me nënën e tij”, tha personi që po ndjek çështjen.

Achraf Hakimi, filloi të hetohej për dhunë seksuale ndaj një vajze 23-vjeçare. Krimi për të cilin po ndiqet penalisht Achraf Hakimi besohet se është kryer kur ai e ftoi vajzën në shtëpinë e tij, ndërsa gruaja dhe dy fëmijët e tyre ishin me pushime në Dubai.©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI