Flash

Qindra mijëra njerëz protestojnë në Francë kundër reformës në pensione

Lapsi.al 14 April 2023
Qindra mijëra njerëz protestojnë në Francë kundër

Qindra mijëra protestues u grumbulluan këtë të enjte, më 13 prill, në qytete të ndryshme të Francës për ta kundërshtuar planin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për ta rritur moshën e nevojshme për dalje në pension në 64 vjeç. Kjo reformë e propozuar nga Macroni ka hasur në shumë kundërshtime në mesin e shtetasve francezë. Ata janë në pritje të vendimit përfundimtar që do të tregojë nëse kjo reformë përmbush standardet kushtetuese, shkruan REL.

Protestuesit shënjestruan zyrat e Bankës Qendrore në Paris dhe hynë përkohësisht brenda selisë së konglomeratit luksoz LVMH. Por, vëmendja e tyre u përqendrua në objektin e Këshillit Kushtetues, i cili do të vendosë të premten nëse do të anulojë ndonjë apo të gjitha pjesët e legjislacionit.

Aktivistët hodhën thasë me mbeturina jashtë objektit të Këshillit mëngjesin e së enjtes. Më vonë, një turmë tjetër që mbante fishekzjarrë u përball me një njësi policore, të cilët kishin shkuar për ta mbrojtur ndërtesën.

Policia e Parisit ka ndaluar çdo tubim jashtë objektit të Këshillit nga e enjtja në mbrëmje deri në mëngjesin e së shtunës, në një përpjekje për ta zvogëluar presionin ndaj anëtarëve të Këshillit përderisa ata marrin vendimin e tyre.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI