Flash

Pas sanksioneve të SHBA-së, Hungaria largohet nga banka që kontrollohet nga Rusia

Lapsi.al 14 April 2023
Pas sanksioneve të SHBA-së, Hungaria largohet nga banka që

Hungaria ka vendosur të largohet nga një bankë investimi të kontrolluar nga Rusia, duke tërhequr anëtarësinë një ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione ndaj këtij institucioni financiar me seli në Budapest.

Vendimi, i shpallur të enjten nga Ministria hungareze e Zhvillimit Ekonomik, erdhi pas vendimit të së mërkurës të Departamentit të Thesarit të SHBA-së për të vendosur sanksione ndaj Bankës Ndërkombëtare të Investimeve. Kjo e fundit zhvendosi selinë e saj nga Moska në kryeqytetin e Hungarisë në vitin 2019.

Në një deklaratë të së enjtes, 13 prill, Ministria tha se “edhe pse Banka Ndërkombëtare e Investimeve ka luajtur një rol të rëndësishëm për zhvillim në Evropën Qendrore dhe Lindore, sanksionet e SHBA-së i kanë bërë të pakuptimta operacionet e bankës”.

“Prandaj, qeveria tërheq delegatët e qeverisë hungareze në Bankën Ndërkombëtare të Investimeve dhe tërhiqet nga institucioni financiar ndërkombëtar”, thuhet në atë deklaratë.

Pjesëmarrja e Hungarisë në këtë bankë dhe gatishmëria e qeverisë hungareze për të mbajtur selinë e saj në Budapest kishin zhgënjyer zyrtarët amerikanë në administratën e presidentit amerikan Joe Biden dhe ish-presidentit Donald Trump. Ata argumentuan se ajo mund të shërbente si një kanal për spiunazhin rus brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Pas shpalljes së sanksioneve të SHBA-së të mërkurën, në një deklaratë të Departamentit amerikan të Thesarit thuhej se banka i mundëson Rusisë “ta rrisë praninë e saj të inteligjencës në Evropë. Ajo hap derën për aktivitetet e ndikimit keqdashës të Kremlinit në Evropën Qendrore dhe në Ballkanin Perëndimor e mund të shërbejë si një mekanizëm për korrupsion dhe financim të paligjshëm, përfshirë këtu shkelje të sanksioneve”.

Në një konferencë shtypi të mbajtur në Budapest pas shpalljes së sanksioneve, ambasadori i SHBA-së në Hungari, David Pressman, tha se qeveria e Hungarisë i kishte injoruar thirrjet e shumta të SHBA-së për t’i tërhequr aksionet e saj në bankë.

“Prania e kësaj platforme të errët të Kremlinit në zemër të Hungarisë kërcënon sigurinë dhe sovranitetin e popullit hungarez, fqinjëve të tyre evropianë dhe aleatëve të tyre në NATO”, tha Pressman.

Tre drejtues aktualë apo ish-drejtues të bankës – shtetasit rusë, Nikolay Nikolayevich Kosov dhe Georgy Nugzarovich Potapov, si dhe shtetasi hungarez Imre Laszloczki – u sanksionuan si pjesë e një pakoje më të gjerë që ka cak rrjetet financiare të dy prej biznesmenëve më të pasur të Moskës që njihen si aleatë të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin.

Edhe disa vende të tjera anëtare të BE-së – Bullgaria, Republika Çeke, Sllovakia dhe Rumania – ishin më parë anëtarë të bankës të investimeve, që u themelua në Bashkimin Sovjetik në vitin 1970. Por, të katër ato vende tërhoqën anëtarësimin e tyre pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, duke e lënë Hungarinë si anëtaren e vetme të BE-së në këtë bankë.

Banka Ndërkombëtare e Investimeve nuk i është përgjigjur pyetjeve të agjencisë së lajmeve AP lidhur me këtë çështje. /REL

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI