Flash

Parashikimi i motit për këtë të premte/ Reshje shiu dhe rrebeshe

Lapsi.al 14 April 2023
Parashikimi i motit për këtë të premte/ Reshje shiu dhe

Territori i vendit tonë këtë të premte që në orët e para të mëngjesit do të përfshihet nga vranësirat e shumta. Ato do të gjenerojnë reshje shiu si fillim në zonat veriore. Deri në orët e mesditës i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut. Këto të fundit, herë pas here, pritet të jenë dhe në formë rrebeshi në zona të izoluara. Pasditja do të sjellë përmirësim të përkohshëm të motit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 20°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës në Kosovë do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, ku pritet që vranësirat të zhvillohen dhe të gjenerojnë reshje shiu. Reshjet më të shumta do të jenë në zonat Perëndimore. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të përkohshëm të kushteve të motit në Kosovë, duke sjellë dhe intervale të shkurtra me kthjellime.

Maqedonia e Veriut

Një sistem i dendur vranësirash do të përfshij të gjithë territorin e MV në pothuajse gjithë ditën. Vranësirat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu të cilat më të dukshme do të jenë gjatë paradites në zonat Veriperëndimore. por në pjesën e dytë të ditës do të ketë dobësim të sistemit të vranësirave dhe reshjeve, Ku pritet të ketë dhe kthjellime të pakta kryesishtë gjatë mbrëmjes.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI