Flash

Operacion antidrogë në Spanjë/ Të paktën 12 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

Lapsi.al 14 April 2023
Operacion antidrogë në Spanjë/ Të paktën 12 të

Goditet organizata kriminale në Spanjë. Të paktën 12 persona, pjesë e kësaj organizate që merreshin me trafik të lëndëve narkotike janë arrestuar gjatë operacionit “GREENHAD” të zhvilluar nga autoritetet spanjolle.

Pas hetimeve të realizuara nga autoritetet, u bë e mundur identifikimi i pronarit të një banese që përdorej për kultivimin e kanabisit, i cili rezultoi të ishte një shqiptar.

Gjithashtu shqiptari i arrestuar kishte dijeni edhe për disa zona të tjera që përdoreshin për kultivimin e lëndëve narkotike në provincën e Valencias, që kontrolloheshin nga disa shtetas të huaj por edhe nga shqiptarë.

Pesë kontrolle u kryen në një banesë dhe në një plantacion kanabisi në qytetet Chiva, La Eliana, Sagunto dhe Torrella, ku u sekuestruan pothuajse 1 ton marijuanë, 5 automjete, materiale të përdorura për plantacionet dhe më shumë se 14 mijë euro para cash.

Të këshilluara

VIDEO/ Aksidentohet politikania e lartë turke

Nënkryetarja e Grupit të Partisë Demokratike Popullore të Turqisë (HDP) Meral Danış Beştaş, shoferi i saj Mehmet Vefa dhe një anëtar i partisë emri i të cilit n...

00:20

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI