Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Asnjë kontakt me njerëzit/ 50-vjeçarja spanjolle del pas 500 ditësh nga shpella

Lapsi.al 14 April 2023
Asnjë kontakt me njerëzit/ 50-vjeçarja spanjolle del pas 500

Një atlete spanjolle e sporteve ekstreme ka dalë nga një shpellë pasi ka kaluar 500 ditë aty pa asnjë kontakt njerëzor duke vendosur atë që mund të jetë një rekord botëror. Kur Beatriz Flamini hyri në një shpellë në Granada, Rusia nuk kishte pushtuar Ukrainën dhe bota ishte ende nën kontrollin e pandemisë Covid. Kjo ishte pjesë e një eksperimenti të monitoruar nga afër nga shkencëtarët.

“Jam bllokuar në 21 nëntor 2021. Nuk di asgjë për botën”, - tha ajo pasi doli nga shpella. Flamini, 50 vjeçe hyri në shpellë në moshën 48-vjeçare. Ajo e kaloi kohën në një shpellë 70 metra të thellë duke kryer ushtrime, vizatuar dhe duke thurur kapele leshi. Ajo mori 60 libra dhe 1000 litra ujë me vete sipas asaj që raportoi ekipi i saj.

Spanish athlete emerges into daylight after 500 days in cave | Reuters

Ajo monitorohej nga një grup psikologësh, studiuesish, speleologësh (specialistë të studimit të shpellave), por asnjë nga ekspertët nuk kontaktoi me të. Pamjet në stacionin spanjoll TVE treguan kur ajo u ngjit nga shpella duke buzëqeshur, përpara se të përqafonte ekipin e saj. Duke folur pak më pas, ajo e përshkroi përvojën e saj si "të shkëlqyer”.

“Unë kam heshtur për 1 vit e gjysmë duke mos folur me askënd përveç meje”, - tha ajo edhe pse gazetarët kërkonin më shumë detaje.

"Kam humbur ekuilibrin, prandaj po më mbajnë. Nëse më lejoni të bëj një dush. Nuk e kam prekur ujin për një vit e gjysmë. Do të shihemi pas pak. Është mirë me ju?" – tha ajo duke bërë shaka.

Beatriz Flamini

Flamini u tha më vonë gazetarëve se humbi ndjenjën e kohës pas rreth 2 muajsh.

“Ishte një moment kur më duhej të ndaloja së numëruari ditët”, tha ajo, duke shtuar se mendonte se kishte qenë në shpellë për “midis 160 - 170 ditësh”.

Një nga momentet më të vështira ishte kur pati një pushtim mizash brenda shpellës të cilat e mbuluan të gjithë vendin. Ajo tha se kishte pasur edhe "halucinacione dëgjimore".

Beatriz Flamini: Athlete emerges after 500 days living in cave - BBC News

"Ti hesht, por truri i krijon ato," - tha atletja spanjolle. Ekspertët e kanë përdorur kohën e saj në izolim për të studiuar ndikimin e izolimit social dhe çorientimit ekstrem të përkohshëm në perceptimin e njerëzve për kohën.

Ekipi mbështetës i Flamini tha se ajo ka thyer një rekord botëror për kohën më të gjatë të kaluar në një shpellë, por Rekordet Botërore Guinness nuk e kanë konfirmuar nëse ka një rekord për kohën vullnetare të jetesës në një shpellë.

Guinness kanë përcaktuar si “kohën më të gjatë të mbijetuar të bllokuar nën tokë" atë të 33 minatorëve kilianë dhe bolivianë që kaluan 69 ditë 688 metra nën tokë pas shembjes së një miniere bakri dhe ari në Kili në vitin 2010. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Merr flakë banesa në Bilisht

Një banesë në qytetin e Bilishtit është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40. "Në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr n...

16:28

Sherr në Maliq, policia ndalon të riun

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. D...

17:26

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI