Flash

Aktorët zbulojnë rastësisht se mund të jenë vëllezër

Lapsi.al 14 April 2023
Aktorët zbulojnë rastësisht se mund të jenë

Hollywood mund të mbajë shumë surpriza, dhe kur bëhet fjalë për miqësinë mes Matthew McConaughey dhe Woody Harrelson, mund të shkojë një hap më tej.

Nuk po flasim për një romancë mes të dyve, por për një lidhje të mundshme si vëllezër. Aktorët kanë qenë të afërt si miq për shkak të paraqitjeve të shumta së bashku në ekranin e madh në 'EdTV' dhe 'True Detective' dhe do të ribashkohen në 'Brother From Another Mother'. Ishte Matthew McConaughey ai që i zbuloi të gjitha në podcast 'Let's Talk Off Camera', pasi nëna e tij e njihte babanë e Harrelson dhe ata mund të kenë pasur një lidhje në të kaluarën.

"E dini, ku filloj unë dhe ku mbaron ai, dhe ku fillon ai dhe mbaroj unë, ka qenë gjithmonë si një vijë e errët," tha McConaughey. "Dhe kjo është pjesë e bromancës tonë, apo jo? Fëmijët e mi e quajnë Xha Woody. Fëmijët e tij më quajnë xhaxha Matthew. Dhe ju shihni fotot  dhe familja ime mendon se në shumë foto të tij jam unë. Familja e tij mendon se në fotot e mia është ai.

"Në Greqi disa vite më parë, ne po flisnim sa të afërt jemi ne dhe familjet tona. Dhe mami papritur thotë, "Woody, unë e njihja babanë tënd" .Aktori shtoi se ky koment i nxiti të dy  të hetonin për historitë e tyre familjare. “Ne nisëm të zbulonim se çfarë do të thoshte kjo ‘e njihja', bëmë disa llogaritje dhe zbuluam se babai i [Woody-t] ishte liruar me kusht nga burgu në të njëjtën kohë që nëna dhe babai im ishin në proces divorci. Pastaj ka vende të mundshme në Teksas ku mund të ketë pasur një mbledhje, ose një takim, ose një moment ‘njohjeje’./Lapsi.al

 

Të këshilluara

100 njerëzit më me ndikim të vitit 2023

Revista Time ka publikuar së fundmi listën e personave më me ndikim në 2023. “Nga pionierët e teknologjisë, liderët politikë dhe titanët e industrisë e deri ...

15:38

Jonah Hill, i turpëruar nga Kanye West

Jonah Hill dikur ishte një fans i madh i Kanye West dhe muzikës së tij. Aq shumë, saqë ai vendosi të fluturonte për në Wyoming në vitin 2018 vetëm për të marrë ...

15:31

ide

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI