Flash

Zbulohet si do të jetë fleta e votimit në 14 maj

Lapsi.al 13 April 2023
Zbulohet si do të jetë fleta e votimit në 14 maj

Këtë të enjte, një ditë para nisjes zyrtare të fushatës, KQZ hodhi shortin për renditjen e partive dhe të kandidatëve për kryebashkiakë në fletën e votimit për zgjedhjet e 14 majit.

Në listën për këshillat bashkiakë, goglat renditën të parin Koalicionin “Bashkë fitojmë”, PS-ja renditet e dyta, ndërsa Partia Demokratike e vulës e Enkeleid Alibeajt do të mbajë numrin 9.

Edhe kandidatët për kryetar bashkie në 14 maj kanë mësuar numrin me të cilin do të bëjnë fushatë. Në bashkinë e Tiranës, numri 1 do të mbahet nga kandidati i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorri. I dyti në fletën e votimit është kandidati komunist Marko Dajti ndërsa e treta Lajla Përnaska nga PDIU-ja. Kryebashkiaku Erion Veliaj do të mbajë numrin 4, Pas tij, i pesti, në fletën e votimit renditet Belind Këlliçi i Koalicionit Berisha-Meta ndërsa i 6-ti Roland Bejko i PD-së së vulës.

Në Shkodër, kandidati i PS Benet Beci do të jetë i renditur i pari në fletën e votimit, ndërsa Bardh Spahia i dyti. Edhe në Elbasan, kandidati i PS do të mbajë numrin 1, Gledis Llatja ndërsa Luciano Boçi i opozitës numrin 2. Në Durrës, do të jetë Igli Cara i koalicionit të Berishës e Metës që renditet i pari, ndërsa Emirjana Sako e dyta.

Në pjesën më të madhe të vendit, qytetarët do të zgjedhin vetëm mes 2 kandidatësh, me përjashtim të 17 bashkive ku alternativa e tretë vjen ose nga PD zyrtare ose nga kandidatët e pavarur. /LAPSI.al

Të këshilluara

Tiranë, aksidentohet urbani te "Siri Kodra"

Një tjetër urban që lëviz në Tiranë është përplasur ditën e sotme, sipas një videoje të publikuar nga JOQ në Instagram. Bëhet fjalë për një urban “Green” i c...

19:58

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI