Flash

Të hënën në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Lapsi.al 13 April 2023
Të hënën në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve

Paraqitja e provave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar(ZPS) në çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) do të vazhdojë të hënën në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në tri ditë të kësaj jave është intervistuar dëshmitarja e parë e prokurorisë, e cila ka dëshmuar nën masa mbrojtëse dhe tërësisht në seancë të mbyllur për publikun.

Ajo është përgjigjur në pyetjet e ZPS-së si dhe të ekipeve mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në informimin javor të Dhomave të Specializuara u tha se të gjitha gjykimet janë publike por gjykatësit në disa raste vendosin të kryerjen një pjesë të seancës në privat me qëllim të mbrojtjes së identitetit të dëshmitarit.

“Vendimi për t’i kryer seancat në seancë private për të mbrojtur dëshmitarët shqyrtohet me kujdes nga gjykatësit, rast pas rasti. Gjykatësit sigurohen që të ketë balancë midis nevojës për mbrojtje të dëshmitarëve dhe të drejtave të të akuzuarve. Për shembull, edhe kur dëshmia e dëshmitarit nuk është publike, avokatët e të akuzuarve përsëri kanë të drejtën t’i bëjnë pyetje dëshmitarit nga ana e tyre”, tha zëdhënës Michael Doyle.

Seanca gjyqësore do të vazhdojë të hënën më 17 prill nga ora 09:00, ndërsa janë paraparë seanca për katër ditë me radhë. Pas më shumë se dy vjet në paraburgim, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Ata po gjykohen për krime të pretenduara të luftës dhe po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Të këshilluara

Tiranë, aksidentohet urbani te "Siri Kodra"

Një tjetër urban që lëviz në Tiranë është përplasur ditën e sotme, sipas një videoje të publikuar nga JOQ në Instagram. Bëhet fjalë për një urban “Green” i c...

19:58

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI