Flash

Rama në Lezhë: Kundërshtarit tonë i ka humbur pini

Lapsi.al 13 April 2023
Rama në Lezhë: Kundërshtarit tonë i ka humbur pini

Kryeministri Edi Rama është ndalur pasditen e sotme në qytetin e Lezhës, në kuadër të rrugëtimit të gjelbër drejt “14 Majit”.

Në lidhje me kundërshtarin e Pjerin Ndreut, Rama tha se atij i ka humb pin-i përderisa është bërë pjesë e dy hijeve.

Sipas tij, Lezha për shumë vite nuk pa për të pasur një kryetar bashkie si Pjerin Ndreu.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Unë nuk dua të merrem me kundërshtarin tonë në këtë bashki, por ai që i jep karrierën dy hijeve, ka një problem me sistemin e vendimarrjes, i ka humb pin-i.

Këto janë zgjedhje shumë të qarta, të shkojmë përpara apo të kthehemi prapa. Me pin apo pa pin, këtu është pyetja.

Unë mendoj që Lezha nuk do e bëjë atë gabim, sepse do jetë një gabim shumë i madh sepse do i mbylli vetes rrugën.

Sa i përket punëve tona, mendoj që kemi ardhur në një kohë ku punët tona flasin vetë më në fund. Me reformat dhe kembënguljen arritën të rrisin pagat dhe synojmë ti rrisin akoma.

Shqipëria është në një faze të re ekonomike. Do kemi gjithnjë e më shumë investime të huaja. Kujt i ka shkuar në mëndje që Shqipëria do të marrë role ndërkombëtare.

Që kemi ende probleme dhe plagë për të adresuar, nuk diskutohet. Duhet të krijojmë mundësi që të rrisin edhe pensionet, vendet e punës të mirëpaguara.

Turizmi po rritet në mënyrë marramendëse, do të rritet edhe më shumë. Do të thotë më shumë të ardhura më shumë ekonomi.

Ata tjerët që janë me probleme vetë, nuk mund të zgjidhin probleme. Ata kanë halle që mos i past kush, e do zgjidhin hallet e Lezhës? Jo më jo, ata duan pengje. Me sa më shumë pengje ata do të kenë mundësi negociojnë të ardhmen e tyre.

Nuk ka për ta pasur Lezhe për shumë vite një kryetar bashkie si Pjerin Ndreu. Tani ka edhe ky të metat e veta, si çdo njëri që vjen nga një karrierë. Unë kam problem, pikturoj në zyrë, ndërsa Ndreu nuk rri pa reaguar kur sheh diçka që nuk shkon në polici.

Nuk del dot njeri ti thotë Ndreut, që unë kam bërë më shumë se ty, ose unë kam mundësi të bëj më shumë se ty.

Janë projekte që flasin, financimet që flasin. E sigurtë që 4 vitet e ardhshme do ta bëjmë Lezhën më të mirën.

Ndërsa një njeri pa pin dhe pa bateri, ça mund të bëjë ai për ju? Jo ju se ju e keni ndarë mendjen, por ata që nuk e kanë ndarë akoma.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI