Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Numri “2” i qeverisë së Kosovës zbulon ku ka ngecur marrëveshja me Serbinë

Lapsi.al 13 April 2023
Numri “2” i qeverisë së Kosovës zbulon ku ka ngecur

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka zbuluar detaje për zbatimin e Marrëveshjes me Serbinë, të dakorduar në Bruksel dhe Ohër. Ai ka në “Zërin e Amerikës” se afati për caktimin e ekipit të parë monitorues është 18 prilli e se Kosova ka propozuar që ekipet të jenë të ndryshme nga kryenegociatorët, ndërsa Serbia e do kryenegociatorin si monitorues. Bislimi tha se Kosova ka propozuar ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami për detyrën e monitoruesit të zbatimit të marrëveshjes.

“Afati për caktimin e ekipit të parë monitorues është 18 prilli. Kemi mos-harmoni të qëndrimeve me palën serbe se si duhet të duket struktura e këtij ekipi. Pala kosovare thotë që ekipet të jenë të ndryshme nga kryenegociatorët, e Serbia mendon se ai duhet të jetë edhe kryenegociator, edhe në krye të ekipit. Kemi dërguar propozimin tonë për këtë pozicionin. Presim që para takimit të krerëve të Qeverisë, BE-ja të vendoset struktura. Kemi propozuar Agron Bajramin, ambasador i Kosovës në Bruksel”, - ka thënë Bislimi.

Bislimi tha se dy grupet punuese do të vlerësojnë respektimin e Marrëveshjes dhe të Aneksit të arritura në Bruksel. Ai shtoi se Kosova është dakorduar që së shpejti të bëjë prezantimin e parë të draftit të grupit menaxhues për “vetëmenaxhimin e komunitetit serb”. Ai shtoi se ende nuk dihet se si do të jetë kjo strukturë e vetëmenaxhimit.

“Tani ne zbatojmë Aneksin dhe Marrëveshjen dhe jo qëndrimet e politikanëve. Marrëveshja bazike dhe Aneksi kërkojnë që palët të marrin obligime… Grupi menaxhues duhet që në baza të rregullta të raportojë te Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, por raportet e fundit janë dërguar në vitin 2018.

S’mund ta dimë në ç‘stad ndodhet puna e grupit menaxhues, por do të ftohen në takimin e radhës për të prezantuar punën e tyre. Në momentin e prezantues, pushon puna e tyre pas prezantimit të draftit. Pastaj kalon në rrafsh politik.

Drafti do të vlerësohet në bazë të disa kritereve. Për shembull, Drafti i propozuar s’bie në kundërshtim me vendimin e Kushtetueses të vitit 2015, as me marrëveshjen 2013 dhe 2015. Dhe nuk nënkupton krijimin e një shtrese të re qeverisëse në Kosovë, të drejta kolektive për komunitetin serb, është në harmoni me letrën që zonja Mogheini i ka dërguar ish-kryeministrit të Kosovës në vitin 2015, ku është shprehur qartazi se edhe BE-në se ky lloj trupi s’duhet të ketë asnjë lloj kompetence ekzekutive”, tha si.

Sipas Bislimit, nëse drafti bie në kundërshtim, duhet të shpallet i papranueshëm dhe pastaj të shihet për alternativa. Kosova dhe Serbia u dakorduan më 27 shkurt në Bruksel për përmbajtjen e një plani evropian për normalizim raportesh. Më 18 mars në Ohër, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u pajtuan për aneksin e zbatimit të atij plani.

Të këshilluara

Tiranë, aksidentohet urbani te "Siri Kodra"

Një tjetër urban që lëviz në Tiranë është përplasur ditën e sotme, sipas një videoje të publikuar nga JOQ në Instagram. Bëhet fjalë për një urban “Green” i c...

19:58

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI