Flash

Navalny humbi 8 kg për 15 ditë, përkeqësohet gjendja në burg e liderit të opozitës ruse

Lapsi.al 13 April 2023
Navalny humbi 8 kg për 15 ditë, përkeqësohet gjendja në

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e liderit të burgosur opozitar rus, Aleksei Navalny. Ky fakt konfirmohet nga zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh, e cila e quajti “trajtim” e opozitarit të dyshimtë nga personeli mjekësor i burgut për dhimbjet e stomakut që Navalny i kishte gjatë izolimit ndëshkues në burg.

Në një deklaratë të publikuar në Twitter, zëdhënësja e Navalnyt tha se, më 7 prill, një ambulancë u thirr vonë natën në kampin e punës ku kritiku i Kremlinit është i burgosur, pasi ai kishte dhimbje të mëdha në stomak. Ai raportohet se humbi 8 kilogramë gjatë 15 ditëve në një qeli ndëshkuese.

“Nuk ka asnjë trajtim mjekësor për të. Të gjitha ilaçet që mamaja ia dërgon me postë, autoritetet e kampit të punës nuk ia pranojnë dhe pakot i kthehen dërgueses. Çdo herë, ne duhet të luftojmë për t’u siguruar që atij t’i ofrohet një lloj ndihme mjekësore, ndërsa personeli mjekësor i burgut injekton substanca të panjohura në trupin e tij dhe refuzon të na thotë se cilat janë këto substanca”, tha Yarmysh.

Ajo theksoi se “ne nuk mund ta përjashtojmë mundësinë që tani, teksa flasim, Aleksei po helmohet dalëngadalë, po vritet dalëngadalë për të shmangur vëmendjen e publikut”. Frika për gjendjen shëndetësore të Navalnyt është shtuar gjatë muajve të fundit pasi zyrtarët e burgut e kanë vendosur atë në izolim edhe për shkelje të vogla. Lideri opozitar i burgosur ka kaluar më shumë se 100 ditë në izolim ndëshkues që nga gushti i vitit 2022.

Së fundmi, më 11 prill, Navalny u rikthye në një qeli ndëshkuese, ku qëndron i vetëm, për 15 ditë të tjera, vetëm tre ditë pasi kishte përfunduar dënimin e mëparshëm me izolim.

Avokati i Navalnyt, Vadim Kobzev, tha së fundi që një roje burgu e kishte informuar Navalnyn se një “provokim” me një shok qelie po përgatitej kundër tij dhe se ekipi mbrojtës i Navalnyt e kishte informuar Avokaten e Popullit në Rusi, Tatyana Moskalkova, për këtë gjë.

Navalny, i cili pësoi një helmim thuajse fatal në gusht të vitit 2020 – për të cilin ai fajëson operativët e sigurisë ruse që thotë se po vepronin me urdhër të Presidentit Vladimir Putin – u arrestua më 17 janar të vitit 2021 dhe më vonë u dënua me 2 vjet e gjysmë burg për shkelje të rregullave të lirimit të mëhershëm me kusht gjatë rikuperimit të tij jashtë vendit. Kremlini ka mohuar përfshirjen në helmimin e Navalnyt.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI