Flash

Kurti: Lëvizje e lirë e banorëve të zonave kufitare Kosovë - Shqipëri

Lapsi.al 13 April 2023
Kurti: Lëvizje e lirë e banorëve të zonave kufitare

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti njoftoi se prej së mërkurës ka hyrë në fuqi lëvizja e lirë e qytetarëve në zonat ndërkufitare Kosovë – Shqipëri.

“Ministria e Brendshme e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Shqipërisë kanë nënshkruar Protokollin Zbatues të Marrëveshjes Qeveritare për Regjimin e Trafikut Lokal në Zonat Kufitare, duke mundësuar e jetësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve që banojnë në zonat kufitare, në 26 vendkalime të veçanta kufitare.

Prej ditës së sotme, mbi 200,000 shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë që banojnë në zonat deri në 30 km nga kufiri tokësor kanë të drejtë të kalojnë kufirin lirshëm dhe të qëndrojnë në zonën kufitare, për arsye sociale, kulturore, familjare etj. Kjo Marrëveshje thellon edhe më tej bashkëpunimin tonë ndërshtetëror dhe lehtëson ndërveprimin e qytetarëve në të dy anët e kufirit” – shkroi Kurti në Facebook. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Elbasan

Lëkundje tërmeti janë ndier para pak çastesh në Elbasan. Lëkundja ka qenë me magnitudë 3.6 Rihter. Nuk raportohet për dëme. ...

23:08

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI