Flash

Identifikohet personi që nxori sekretet e Pentagonit

Lapsi.al 13 April 2023
Identifikohet personi që nxori sekretet e Pentagonit

I dyshuari kryesor për rrjedhjen e dokumenteve “shumë të ndjeshme” të Pentagonit dhe inteligjencës amerikane quhet Jack Teixeira. Emrin e tij e zbuluan zyrtarë amerikanë për CBS News. Ndërsa New York Times raportoi më herët se drejtuesi i një grupi bisedash lojërash në internet ku u publikuan skedarët kishte të njëjtin emër.

Gazeta tha se ai është një 21-vjeçar i zyrës së inteligjencës të Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts. New York Times citoi intervista me anëtarë të tjerë të grupit online, njëri prej të cilëve tha se e kishte njohur prej të paktën 3 vjetësh personin që zbuloi dosjet. Të paktën 50, por ndoshta më shumë se 100 dokumente sekrete u postuan në Discord, një platformë e mediave sociale.

[caption id="" align="alignnone" width="465"]Jack Teixeira Jack Teixeira[/caption]

Dokumentet përmbajnë një sërë vlerësimesh të inteligjencës amerikane për luftën në Ukrainë, por edhe shërbime të vendeve në mbarë botën, përfshirë aleatët e SHBA-së.

Të mërkurën, Washington Post publikoi një intervistë me një nga anëtarët e grupit ku u shfaqën fillimisht dokumentet. Ai e përshkroi zbuluesin e dokumenteve si një entuziast të ri, karizmatik, të moshës së të 20-tave, i cili punon në një bazë ushtarake të paidentifikuar. The Post raportoi se ky person ishte drejtuesi i një grupi bisedash në Discord, ku kishte rreth 2 duzina anëtarë që shkëmbenin "meme, shaka dhe biseda të zakonshme" dhe kërkonin të shikonin filma së bashku.

LEXO EDHE: Ukraina, Rusia, Izraeli/ Çfarë ka në dokumentet sekrete të vjedhura nga Pentagoni

Anëtarët përfshinin njerëz nga Rusia dhe Ukraina dhe një numër vendesh të tjera në Evropë, Azi dhe Amerikën e Jugut, raportoi gazeta. Në fillim rrjedhjet u mbajtën brenda grupit të vogël të bisedave, por në fillim të marsit anëtarët filluan t'i postonin ato në serverë të tjerë Discord, duke përfshirë ata të dedikuar për lojën Minecraft dhe një YouTuber filipinas.

Prej aty ata u postuan në platformën 4chan dhe në aplikacionin Telegram, veçanërisht në kanalet pro-ruse. Në disa raste ato u ndryshuan për të rritur numrin e viktimave në Ukrainë.

Gjatë vizitës së tij në Irlandë, presidenti amerikan Joe Biden tha se hetuesit ishin afër gjetjes së personit që zbuloi dokumentet.

"Ka një hetim të plotë që po zhvillohet, siç e dini, me komunitetin e inteligjencës dhe Departamentin e Drejtësisë, dhe ata janë afër" - u tha Biden gazetarëve. FBI nuk ka identifikuar zyrtarisht një të dyshuar për nxjerrjen e dosjeve të Pentagonit. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Misteri/ Kush i nxori dokumentet sekrete të Pentagonit

Të këshilluara

Tiranë, aksidentohet urbani te "Siri Kodra"

Një tjetër urban që lëviz në Tiranë është përplasur ditën e sotme, sipas një videoje të publikuar nga JOQ në Instagram. Bëhet fjalë për një urban “Green” i c...

19:58

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI