Flash

Ekspertët e OKB-së: Britania duhet të mbrojë fëmijët e pashoqëruar që kërkojnë azil

Lapsi.al 13 April 2023
Ekspertët e OKB-së: Britania duhet të mbrojë

“Jemi thellësisht të shqetësuar nga njoftimet se fëmijë azilkërkues të pashoqëruar, janë zhdukur dhe janë në rrezik për t’u trafikuar brenda Britanisë”, thanë ekspertët e OKB-së.

Sipas një njoftimi për shtyp të publikuar nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, ekspertët e OKB-së janë të alarmuar për politikën aktuale dhe praktikën e strehimit të fëmijëve azilkërkues të pashoqëruar, nëpër hotele të përkohshme, në vend të marrjes së tyre nën përgjegjësinë e autoriteteve vendase.

“Politika e deritanishme e vendosjes së fëmijëve azilkërkues të pashoqëruar në hotele jashtë sistemit britanik të mbrojtjes së fëmijëve është diskriminuese”, thanë ekspertët, duke shtuar se mangësitë e tilla në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve rrisin rrezikun e trafikimit.

Ekspertët e OKB-së theksuan nevojën urgjente për të gjetur fëmijët që mungojnë, dhe për t’u ofruar atyre kushte pritjeje në përmbushje të të drejtave të njeriut, si dhe nevojën për mbrojtje për fëmijët që kërkojnë azil, pa diskriminim në bazë të kombësisë, statusit të emigracionit, racës, etnisë apo gjinisë.

“Qeveria britanike duket se nuk po përmbush detyrimet e saj bazë sipas legjislacionit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, për të siguruar trajtimin më të mirë të fëmijëve, pa diskriminim, dhe për të parandaluar trafikimin e fëmijëve”, thanë ekspertët.

Ata vunë në dukje se 4600 fëmijë të pashoqëruar janë vendosur në gjashtë hotele që nga qershori 2021, dhe se 440 nga këta fëmijë janë zhdukur, dhe se për 220 prej tyre vazhdohet të mos dihet asgjë, sipas të dhënave të përpiluara deri më 23 janar 2023. Shumica e këtyre fëmijëve janë shtetas shqiptarë.

“Praktika është zhvilluar në një klimë armiqësie në rritje ndaj viktimave të trafikimit dhe formave bashkëkohore të skllavërisë, ndaj refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve”, thanë ekspertët e OKB-së.

Ka patur njoftime se disa anëtarë të parlamentit britanik kanë qenë kritikë ndaj kërkesave të viktimave të trafikimit për të marrë mbrojtje bazuar tek Ligji britanik për Skllavërinë Moderne, si dhe tek Mekanizmi Kombëtar i Referimit, duke dëmtuar kështu përmbushjen e detyrimeve të shtetit britanik për të mbrojtur viktimat dhe për të parandaluar trafikimin dhe format bashkëkohore të skllavërisë.

Ekspertët e OKB-së thanë se kanë qëndruar në kontakt me qeverinë britanike për këto shqetësime. Raportuesit e posaçëm dhe ekspertët e tjerë të pavarur emërohen nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë. Ata monitorojnë dhe raportojnë për situata specifike në vende të caktuara apo për çështje tematike. Ata nuk janë staf i OKB-së dhe nuk paguhen për punën e tyre./VOA

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI