Flash

Dyshohet se i vunë zjarrin një shkolle, arrestohen 7 të mitur në Kosovë

Lapsi.al 13 April 2023
Dyshohet se i vunë zjarrin një shkolle, arrestohen 7 të mitur

Shtatë të mitur janë arrestuar të mërkurën nga poliicia e Kosovës pasi dyshohet se i kanë vënë zjarrin një shkolle. Ngjarja ka ndodhur në Magure të Lipjanit, ku të miturit pasi kanë hyrë duke vjedhur, i kanë vënë zjarrin shkollës. Të dyshuarit janë mbajtur në stacionin policor, thuhet në njoftim.

“Sot hetuesit e stacionit policor të Lipjanit, kanë arrestuar shtatë persona të dyshuar për veprën vjedhje e rëndë dhe zjarrvënie të raportuar me datën 11.04.2023, në një shkollë në fshatin Magure.

Policia po vazhdon punën në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale”, thuhet në njoftim.

Të këshilluara

Zbulohet sllogani i rilindjes për fushatë

Në ditët e fundit para hapjes të fushatës elektorale zbulohet sllogani i rilindjes për fushatë. Gazetarja që mbulon PS-në në Klan, Elja Zotka, ka thënë gjatë ed...

19:56

Bllokohen 30 minatorë në minierën e Trepçës

Rreth 30 minatorë të minierës së Trepçës kanë mbetur të bllokuar që nga ora 3 e mëngjesit të sotëm. Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të ndërmarrjes “Trepça”,...

15:14

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI