Flash

Dokumentet sekrete të Pentagonit: Putin i sëmurë me kancer

Lapsi.al 13 April 2023
Dokumentet sekrete të Pentagonit: Putin i sëmurë me kancer

Informacione të reja janë publikuar nga dokumentet e Pentagonit për luftën në Ukrainë. Siç raportojnë mediat e huaja, presidenti rus, Vladimir Putin dyshohet se i është nënshtruar kimioterapisë dhe rrethi i tij i brendshëm mund të shfrytëzojë rastin për të komplotuar kundër tij.

Sipas “The Sun” lideri rus ka kancer pankreatik dhe sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme. Burimet gjithashtu pohuan se ai kishte kryer një operacion urgjent vitin e kaluar dhe ishte nën përkujdesjen e një ekipi mjekësh të specializuar.

Çfarë ka ndodhur në Pentagon?

Disa dokumente të klasifikuara të SHBA-së u shfaqën në internet muajin e kaluar në platformën e mediave sociale Discord. Në total janë zbuluar 53 dokumente dhe të gjitha janë prodhuar midis mesit të shkurtit dhe fillimit të marsit. Ato përmbajnë një gamë të gjerë informacionesh shumë të klasifikuara, duke ofruar një pikëpamje se si SHBA spiunon aleatët dhe kundërshtarët e saj. Disa nga dokumentet, për të cilat zyrtarët amerikanë thonë se janë autentike, ekspozojnë shkallën e përgjimit të SHBA-së mbi aleatët kryesorë, duke përfshirë Korenë e Jugut, Izraelin dhe Ukrainën. Të tjera dokumente zbulojnë shkallën në të cilën SHBA ka depërtuar në Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe organizatën mercenare ruse ëagner Group. Por ka dhe dokumente që zbulojnë dobësitë kryesore në armatimin, mbrojtjen ajrore dhe përmasat dhe gatishmërinë e batalioneve të Ukrainës në një pikë kritike të luftës.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI