Flash

Deti me Greqinë/ Dendias: Brenda 2023 do kemi zhvillime

Lapsi.al 13 April 2023
Deti me Greqinë/ Dendias: Brenda 2023 do kemi zhvillime

Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias ka folur për marrëdhëniet me Shqipërinë në një intervistë për ERT. Ai është shprehur se brenda vitit 2023 do të ketë zhvillime për përcaktimin e zonave detare. Dendias tha se pavarësisht se në dukej duket sikur nuk ka lëvizje, ka zhvillime.

“Po, ka zhvillime. Pala shqiptare po përgatitet të nënshkruajë një dokument prokure, t'ia dorëzojë presidentit të vendit, me sa dimë, por kjo nuk është çështja jonë. Pas kësaj do i jepet mundësia grupit negociator ta diskutojë çështjen me ne. Dhe sigurisht që mundemi... (të kemi zhvillime brenda 2023). Nëse do të më duhej të specifikoja një kornizë kohore, po, do të thosha se brenda 2023 pres të kemi zhvillime” – tha Dendias.

Në parlamentin grek, më 20 janar 2021 u miratua projektligji për zgjerimin e ujërave territorialë të vendit nga 6 në 12 milje në Detin Jon. Ky vendim u shoqërua me debate dhe reagime të shumta në Shqipëri për faktin se sa mund të ndikojë vendimi i Greqisë në zonën ekskluzive ekonomike dhe efekti i ishujve grekë në përcaktimin e zonave detare mes dy vendeve. Kështu që kjo çështje u vendos që të ndahej në Hagë.

Në intervistën për ERT, Dendias foli edhe për marrëdhëniet me Turqinë duke deklaruar se për momentin ato janë të ndikuara nga zgjedhjet në Turqi dhe ndaj do të flitet pas tyre. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI