Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

U shkrua në burg/ Letra mbërrin në destinacion pas 80 vitesh

Lapsi.al 12 April 2023
U shkrua në burg/ Letra mbërrin në destinacion pas 80 vitesh

E shkruar dhe dërguar 80 vjet më parë nga Berlini, ka mbërritur në destinacionin e saj vetëm pak ditë më parë. Është një letër e ushtarit Pasquale Aloisio, me origjinë nga Mottola në Taranto të Italisë, i kapur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe i mbajtur në një kamp burgu pranë Berlinit. Ushtari kishte shkruar disa rreshta për gruan e tij të dashur, të cilën donte ta qetësonte për gjendjen e tij.

“E dashur Maria, shëndeti im është i mirë, ndaj mos u shqetësoni për mua. Shpresoj të kem mundësi të dëgjoj nga ju së shpejti dhe se do jeni mirë. Me këtë rast ju dërgoj urimet e mia më të mira për Krishtlindje. Puthje të dashura" – shkruan ai në letrën e nisur në vitin 1943.

Historinë e ka bërë publike kryebashkiaku i Mottola, Giampiero Barulli i cili e ka postuar atë në Facebook. Janë disa rreshta, të shkruara me zemër nga ushtari larg shtëpisë. "Është viti 1943 - thotë kryetari i qendrës puliane. "Ka luftë dhe të gjithë djemtë janë në front për të luftuar. Midis tyre është Pasquale, një ushtar nga Mottole. Ai është në një kamp burgu afër Berlinit dhe shkruan një letër gruas së tij Maria, duke e qetësuar për gjendjen e tij shëndetësore, por letra nuk mbërriti në destinacion”.

Barulli thotë se ushtari arriti të kthehet i gjallë dhe jetoi i qetë me gruan e tij duke rritur 3 fëmijë. Kaluan 80 vjet dhe, në mënyrë të pabesueshme, disa ditë më parë ajo letër mbërriti në Bashkinë e tij dërguar nga një person nga Firence.

Letra i është dorëzuar tashmë vajzës së ushtarit që është ndarë nga jeta. “Ajo letër tregon në fund të fundit për një dashuri të madhe të penguar nga konflikti. Vajza e tij i lexoi me shumë emocion fjalët e ëmbla të të atit” – shkruan kryebashkiaku.

Data është ajo e 21 nëntorit 1943, ndërsa vula ka datën 26 nëntor të po këtij viti. Ushtarët e internuar në kampet e paraburgimit në atë kohë thuajse u detyruan të dërgonin kartolina për të bërë të ditur se ishin shëndoshë e mirë, edhe pse vuanin vështirësitë e robërisë. Pasquale, falë ndërhyrjes së forcave aleate, arriti të kthehet në Mottola dhe të përqafojë sërish gruan e tij Maria. Ajo kartolinë e harruar, e cila nuk e ka humbur çiltërsinë e saj, është rishfaqur papritur nga e kaluara. Një histori prekëse që shumë qytetarë, duke komentuar postimin e kryebashkiakut, e cilësuan si “thjesht emocionuese”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI