Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Rama i preu fjalën/ Veliaj: Ishte batutë. Nuk synoj drejtimin e PS

Lapsi.al 12 April 2023
Rama i preu fjalën/ Veliaj: Ishte batutë. Nuk synoj drejtimin e PS

Ndërprerja e fjalës që kryeministri Rama i bëri kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj mbrëmjen e së martës në një aktivitet fushate në Farkë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

“Ej shiko! E di pse erdha unë? Ky më çoi mesazh. Lal tha, këtej nga Farka tha ka qofte, ka birra, ka qingja, ka bërxolla, ka keca, ka pula… Hajde më tha po pate qejf, se edhe mileti është mbledh. Po ha, po pi. Vij. Për ça erdha? Për të dëgju fjalimin e këtij tani? Se nuk e kuptoj. Për ça erdha? Të dëgjoj fjalimin tënd tani?” - i tha Rama.

“Po do bëjmë edhe një Gezuar, t’i përshëndesim të gjithë që na kanë nderu, apo jo?” – tha në siklet Veliaj.

“Po ti shko mbill ndonjë pemë, se e bëjmë “Gëzuar” vetë. Po kështu është me Lalin. Kështu është me Lalin. Dhe jo vetëm kaq, por mbasi të mbaroni këtu e të dëgjoni fjalimin, do ikni në shpi e do thoni “Kemi pi birra e kemi ngrënë” - vazhdoi Rama.

LEXO EDHE: Fushatë pa zhurmë/ Rama e shkel premtimin dhe i pret fjalën Veliajt

I pyetur për këtë situatë, në një intervistë në Klan News, kryebashkiaku u përpoq ta vizatonte raportin e tij me Ramën më tepër se zyrtar, por edhe miqësor.

“Ka 20 vjet që flas e shkëmbej batuta me Edin që kur kemi qenë në vitet e vështira të opozitës. E nisëm me batuta në fakt që në Sheshin Skënderbej. Ne bëjmë batuta me ata që e mbajnë batutën dhe ne nuk fyejmë njëri - tjetrin. Ne nuk i themi tjetrit “ti je ezmer nga natyra”.

E vërteta atje ishte se njerëzit ishin mbledhur shumë më herët atje në Farkë se kishim atë aktivitetin tjetër më para. Dhe unë i thashë edit hajde. Ai më tha: “Unë nga katundi vij dhe ca do vij prapë, por erdhi”. Vendi ma donte që të thoja një fjalim dhe Edi tha mos u merr me fjalim. Kush na ka inat, kshu na paft. Raporti mes nesh është fantastik” – tha Veliaj.

I pyetur nëse e synon drejtimin e PS-së, Veliaj e mohoi.

“Nuk e kam ambice. Unë kam synim Tiranën, por edhe Kamzën, Vorën, Rrogozhinën për të marrë një rezultat” – tha Veliaj. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Fushata e PS/ Pse u nervozua Rama me Veliajn që në takimin e parë

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI