Flash

Rama del në fushatë me xhup Yamamoto, që shitet deri 1246 dollarë

Lapsi.al 12 April 2023
Rama del në fushatë me xhup Yamamoto, që shitet deri 1246

Pas 10 vitesh në pushtet, socialistët paralajmërojnë një fushatë modeste, pa pompozitet dhe pa shumë shpenzime për zgjedhjet e 14 Majit. Madje, edhe paratë që morën nga KQZ, thonë se do t'i shpenzojnë për të mbjellë pemë.

Por cili është qëllimi i vendimit për të kursyer para? U mungojnë paratë, pas 10 vitesh në pushtet? Apo duan ta zhbëjnë imazhin e politikanëve të korruptuar, që shpenzojnë miliona për udhëtime me charter dhe frekuentojnë restorantet më të famshme të botës?

Cilado qoftë arsyeja, kursimi i parave tani që nisi fushata është një truk. Dhe si çdo truk, ka të metat e tij.

Për shembull, Edi Rama u pa me një xhup të stiluar nga japonezi Yohji Yamamoto në takimin elektoral ku mori pjesë mbrëmjen e të martës, në Farkë. (Foto më lart)

Sipas një kërkimi në internet, rezulton se xhupi i Ramës shitet për 1246 dollarë (Kliko këtu), por mund të gjendet edhe me ulje, për të paktën 695 dollarë (Kliko këtu).

Ky çmim mund të jetë i përballueshëm për xhepin e një politikani, që mban prej 10 vitesh postin e kryeministrit të Shqipërisë. Problemi është se t'u flasësh punëtoreve në një fasoneri për pagat minimale 40 mijë lekë, kur vetë vesh një xhup që kushton 1246 dollarë, kjo nuk është e ndershme. Aq më pak ka kuptim të bësh një fushatë modeste dhe pa shpenzime, kur veshjet me të cilat u prezantohesh bashkëqytetarëve të tu janë sa tre herë paga minimale./Lapsi.al

https://lapsi.al/2017/11/08/edi-rama-si-model-por-brekushet-e-tij-kushtojne-1-5-milione-foto/

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI