Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

ONE Albania unifikoi rrjetin përmes një procesi unik në historinë e telekomunikacionit

Lapsi.al 12 April 2023
ONE Albania unifikoi rrjetin përmes një procesi unik në

Abonentët e ALBtelecom migruan me sukses në rrjetin e fuqishëm, me cilësi të lartë. Teksa ONE Albania përfundon hapat e fundit të bashkimit, kompania më e madhe e telekomunikacionit unifikoi rrjetin e saj. Ditët e fundit 450 mijë klientë nga ish rrjeti ALBtelecom janë migruar me sukses në rrjetin ONE. Kjo procedurë ishte një operacion teknik unik dhe i rëndësishëm, i pari në vend.

“Njoftojmë me krenari përfundimin me sukses të një prej proceseve më komplekse dhe historike në industrinë shqiptare të telekomunikacionit, migrimin e klientëve të ALBtelecom në rrjetin ONE” – tha Ilir Duka, Drejtor i Grupit të Teknologjisë, në ONE Albania.

Arsyeja kryesore pas këtij migrimi ishte unifikimi i rrjeteve cilësorë për të gjithë abonentët. Tani, abonentët e migruar marrin shërbime me cilësi më të mirë, duke përfshirë shpejtësi më të lartë interneti, thirrje zanore më të qarta dhe rrjet më të besueshëm, sa i përket mbulimit dhe kapacitetit.

ONE Albania prezanton sot rrjetin më të madh celular në Shqipëri, me 1100 stacione mbulimi në të gjithë vendin. Kjo do të thotë se ka më shumë kulla transmetimi në një zonë të caktuar, të cilat çojnë në mbulim më të mirë të rrjetit dhe lidhje më të mirë për pajisjet celulare. Prandaj, abonentët kanë mbulim me sinjal më të fortë dhe shpejtësi më të lartë transferimi të dhënash.

Ilir Duka, Drejtor i Grupit të Teknologjisë në kompaninë ONE shpjegoi nismën e fundit për cilësi më të lartë: “Ndërsa ne po zgjerojmë vazhdimisht kapacitetin dhe mbulimin e rrjetit tonë në qytete, fshatra dhe kudo, kemi rritur gjithashtu me 30% shpejtësinë e internetit për abonentët tanë celularë, duke investuar për të mundësuar 40% më shumë frekuenca me bazë të gjerë, në pjesën më të madhe të zonave urbane dhe atyre periferike”

Gjatë tre viteve të fundit rrjeti ONE Albania është transformuar përmes investimeve të mëdha, duke e bërë atë rrjetin më modern në vend. Grupi hungarez 4iG, pronar i ONE Albania ka konfirmuar planet e ardhshme për investime dhe inovacion, në lidhje me rrjetin fiks dhe atë celular, duke përfshirë hapa të mëtejshëm drejt teknologjive 5G dhe IoT.

Teksa janë arritur hapat e fundit të bashkimit historik të dy pionierëve të telekomunikacionit si ONE dhe ALBtelecom, vizioni i ONE Albania mbetet të udhëheqë tregun e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, në ofrimin e zgjidhjeve dhe shërbimeve më inovative për shqiptarët dhe digjitalizimin e vendit përmes inovacionit.

Rreth ONE Albania 

ONE është një markë e prezantuar së fundmi në Shqipëri pas bashkimit të One Telecommunications dhe ALBtelecom. Të dyja kompanitë u bënë ONE Albania që prej 1 janarit 2023. ONE Albania është kompania më e madhe e telekomunikacionit në vend. Si me rrjetin celular 4G+ tepër të besueshëm, ashtu edhe me infrastrukturën fibër, ONE u mundëson abonentëve lidhje në çdo moment dhe kudo në Shqipëri.

ONE është rrjeti celular më i madh në Shqipëri me 1100 stacione mbulimi në të gjithë vendin dhe rrjeti më i madh i fibrave optike në Shqipëri. Me 5,400 km fibër optike në të gjithë vendin, ne ofrojmë lidhje me shpejtësi të lartë deri në 1 Gbit/s përmes rrjetit fibër në shtëpi dhe më shumë se 10 Gbit/s për partnerët tanë ISP.

ONE mundëson nivelin më të lartë të sigurisë në komunikim dhe në mbrojtjen e të dhënave për abonentët, në përputhje me standardet botërore. ONE Albania është porta kryesore në botën e internetit, duke pasur lidhje me fibra nëndetare me Italinë, për të mundësuar lidhjen më të shpejtë dhe cilësinë më të mirë të internetit për vendin. ONE Albania është pjesë e grupit hungarez 4iG.

www.one.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI