Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Millatoviç: Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi sa më shpejt

Lapsi.al 12 April 2023
Millatoviç: Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi sa më

Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Millatoviç, tha të mërkurën se zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur, me pëlqimin e të gjitha partive.

Presidenti aktual i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, i cili humbi nga Millatoviç në zgjedhje, bëri thirrje për zgjedhje të jashtëzakonshme, dy ditë para rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale më 19 mars.

I pyetur për të komentuar nismën e kryeministrit Dritan Abazoviç për anulimin e dekreteve të presidentit aktual Millo Gjukanoviq, Millatoviq tha se e ka parë atë, por se për momentin nuk mund të thotë asgjë për këtë.

“Është e rëndësishme që Mali i Zi të ketë zgjedhje sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kjo duhet të jetë me pëlqimin e të gjitha partive. Dëshiroj të ndërpres praktikën e Gjukanoviçit, e cila ishte në prag të keqpërdorimit të sistemit. Gjërat duhet të zgjidhen përmes dialogut”, u tha Millatoviç gazetarëve në Podgoricë, më 12 prill.

Ai theksoi se është e nevojshme të respektohet dekreti që është në ligjërisht në fuqi dhe i referohet zgjedhjeve, transmeton Beta.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka sjellë një përfundim për atë dekret dhe unë si president, nga 21 maji, do të veproj në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Dekreti është në fuqi, kalendari zgjedhor ka nisur të rrjedhë, listat dorëzohen deri më 16 maj. Kjo është situata”, tha Millatoviç.

Andrej Milloviq, një zyrtar i lartë i Lëvizjes “Evropa tani”, nënkryetar i së cilës është Millatoviq, tha se shumica e ekspertëve ligjorë pajtohen se presidenti i ri i zgjedhur nuk ka bazë ligjore për të rrëzuar vendimin e Gjukanoviçit për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare për datën 11 qershor.

Gjykata Kushtetuese, pak ditë më parë, nuk vendosi për iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Gjukanoviçit për shpërndarjen e Kuvendit, sepse tre gjyqtarë votuan pro dhe tre kundër propozimit për refuzimin e nismës, me arsyetimin se kjo instancë gjyqësore nuk është kompetente për të vlerësuar kushtetutshmërinë e akteve juridike individuale.

Më herët, deputetët e shumicës parlamentare, në nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të presidentit për shpërndarjen e Kuvendit, kërkuan që Gjykata, deri në marrjen e vendimit përfundimtar, të urdhërojë pezullimin e ekzekutimit të të gjitha akteve apo veprimeve individuale të bazuara mbi dekretin e presidentit.

Abazoviç më pas ka theksuar një sërë akuzash kundër Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se gjyqtarët nuk duan ta mbrojnë rendin juridik.

Të këshilluara

Alibeaj zbardh takimin me Escobar

Diplomati amerikan, Gabriel Escobar ka zhvilluar ditën e sotme takime me liderët e opozitës së vendit, pas takimeve të ditës së djeshme me kryeministrin Rama dh...

16:30

Shpërthen bombola e gazit në Tiranë

Një bombol gazi ka shpërthyer në një apartament në zonën e Selitës, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Ibrahim Dervishi", në katin e nëntë të një pallati....

19:18

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI