Flash

“Hapat e Greqisë janë kërcënim”, Erdogan rikthehet me një manifest nacionalist parazgjedhor

Lapsi.al 12 April 2023
“Hapat e Greqisë janë kërcënim”, Erdogan

Rexhep Tajip Erdogan i është rikthyer toneve nacionaliste, siç tregohet në manifestin parazgjedhor që u shpërndau deputetëve kandidatë të partisë së tij, përpara zgjedhjeve të 14 majit në Turqi.

Në manifest, Erdogan deklaron se Egjeu dhe Mesdheu Lindor janë shtyllat kryesore të “Atdheut Blu”. “Egjeu dhe Mesdheu Lindor janë një nga shtyllat kryesore të Atdheut tonë Blu dhe aty do të mbrojmë interesat legjitime të vendit tonë si dhe të “TRDB”-së duke përdorur të gjitha aftësitë tona. Hapat e Greqisë që shkelin ligjin dhe traktatet ndërkombëtare kërcënojnë sigurinë e Turqisë në Egje dhe në Mesdhe. Konkurrenca rajonale energjetike po rritet”, thuhet në manifestim, raporton SKAI.

Në të njëjtin manifestim, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) thekson se ishujt nuk kanë një shelf kontinental, i cili është shpallur në OKB. “Ne i deklaruam OKB-së kufijtë e jashtëm të shelfit tonë kontinental. Në datën 13 nëntor 2019, në njoftimin që kemi bërë në OKB, kemi deklaruar se kufijtë tanë detarë shtrihen deri në kufirin e ujërave territoriale të ishujve që ndodhen në zonë. Ne deklaruam se ishujt nuk mund të kenë një ndikim që pengon shelfin tonë kontinental. Më 18 mars 2020, ne informuam OKB-në për kufijtë e jashtëm të shelfit tonë kontinental në Mesdheun Jugor”, vëren ai.

“Kam arritur ta kthej Hagia Sophia në xhami”

Në shënim, presidenti turk përsëriti kënaqësinë e tij për shndërrimin e Hagia Sophia në xhami. “Në të kaluarën thoshin ‘se kjo gjë nuk bëhet, nuk guxojnë’. Ne dëshmuam se gjithçka mund të bëhet. Ka shembuj të tillë si humbja e puçistëve deri te rihapja e Hagia Sophia si xhami dhe operacionet përtej kufijve.

Në të njëjtën kohë, një admiral turk në pension komentoi se aeroplanmbajtësja e nisur pak ditë më parë është diçka tjetër.

“Në fakt kjo nuk është një aeroplanmbajtëse. Është një anije operacionesh amfibe. Nëse shikoni se çfarë është shkruar në anije shkruan L 400. Është shkronja e parë e fjalës Landing. Këtu po flasim për mjetin zbarkues. Ekziston një platformë fluturimi. Unë e kam nisur këtë projekt dhe nuk ka njeri që e di më mirë. Tani na thuhet se është një anije dronesh. Ti e di çfarë është kjo, është si të të thonë ‘nuk na ka mbetur pantallona, ​​hajde t’ju japim një këmishë’! Në betejat detare dhe në plane nuk ka një anije të tilla”, tha admirali.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI