Flash

Florian Binaj rrëfehet për largimin nga “Portokalli”

Lapsi.al 12 April 2023
Florian Binaj rrëfehet për largimin nga “Portokalli”

Florian Binaj ka folur së fundmi për largimin e tij nga spektakli “Portokalli”. I ftuar në emisionin “Nje natë me Aulonën”, Binaj tregoi arsyen e këtij vendimi.

“Ka qenë një vendim që e kam menduar prej vitesh, por nuk gjeja momentin. Më eshtë dashur kohë e gjatë të merrja vendimin për t’u larguar. Nuk donin të më mbanin, pashë një mungesë vullneti nga institucioni për t’i zgjidhur gjërat në mënyrën e duhur dhe e vetmja mënyrë ishte te hapja krahun dhe të parakaloja, secili në rrugën e vet”, u shpreh Binaj. Megjithatë ai ndau një lajm të gëzuar për fansat e tij duke deklaruar se nuk ka hequr dorë nga roli i tij si polic dhe do ta risjellë  këtë personazh në filma apo teatër.

Rikujtojmë se aktori konfirmoi për herë të parë  lajmin  në rrjetin social, Instagram ku falenderoi të gjithë ndjekësitdhe kolegët për mbështetjen. “Ikja ime nga Portokallia nuk ka lidhje as me protestat, as me qeverinë dhe as me krijim partish! Ikja nga Portokallia ka të bëjë me një mision, i cili do t’u shërbejë në të ardhmen artistëve shqiptarë, çështja e të drejtave të autorit, që fatkeqësisht në Shqipëri quhen si mall pa zot dhe zotër vetëshpallen ata që nuk janë... Koha do e tregojë kush ka pasur të drejtë e kush jo, sepse koha nuk di të gënjejë.”, tha ndër të tjera në deklaratën e tij aktori./Lapsi.al

Të këshilluara

Daily Mail: Dhërmiu një parajsë balineze

Udhëtarët e etur kanë zbuluar një destinacion pak të njohur në Evropë që është njësoj si një parajsë balineze. Fshati bregdetar shqiptar i Dhërmiut është quajtu...

11:24

ide

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI