Flash

Drejtoresha në Bashkinë e Durrësit shtron oborrin privat me makineritë dhe punonjësit e institucionit

Lapsi.al 12 April 2023
Drejtoresha në Bashkinë e Durrësit shtron oborrin privat me

Një rast abuzimi është zbuluar në Bashkinë e Durrësit, ku shpërdorohen paratë publike nga persona me funksione zyrtare, siç është drejtoresha e kabinetit në Bashkinë Durrës, znj Almira Llaçi. 

Një denoncim për Fiks Fare ka zbuluar se ndërmarrja e rrugëve pranë Bashkisë Durrës, me mjetet dhe punonjësit e kësaj të fundit ka shtruar oborrin e një objekti privat. Objekt i cili i përket bashkëshortit të shefes së kabinetit, z. Edvin Sela ku dhe në video shihen makineritë e ndërmarrjes së rrugëve si dhe punonjësit e saj duke punuar pranë këtij objekti privat, i cili është blerë para 9 muajve nga bashkëshorti i shefes së kabinetit.

Objekti ndodhet në Shkozet Durrës, kati i dytë është i vendosur një biznes dhe kati i parë dhënë me qira, ku gjatë takimit me gazetarët, pronari Sela kërkoi që të mos përmendeshin emra të tjerë.

Drejtoresha e kabinetit në Bashkinë e Durrësit shtroi oborrin e

Drejtoresha e kabinetit në Bashkinë e Durrësit shtroi oborrin e

Ai u tha gazetarëve se ka konflikt me denoncuesin pasi është zaptues, ndërsa për sa i përket mjeteve që shtruan oborrin e objektit të tij privat nuk u shpreh pasi çështja është nën hetim.

“E ka prokuroria dhe unë normalisht dua që të jem në rregull edhe me shtetin, duhet prokuroria të shprehet” u thotë ai gazetarëve. Ndërkohë që pohon se e shoqja është shefe e kabinetit në Bashkinë Durrës , por mohon të ketë lidhje me këtë gjë.

Gazetarët i janë drejtuar edhe ndërmarrjes së rrugëve, por që drejtorin nuk e gjen aty. Përgjegjësi nuk di të jap informacion pasi nuk përgjigjet për makineritë, pasi për ato përgjigjej vetëm drejtori. Ai u kërkon një numër kontakti gazetarëve që t’i njoftojë sapo drejtori të jetë në ndërrmarrje.

Drejtoresha e kabinetit në Bashkinë e Durrësit shtroi oborrin e

Të këshilluara

Ilir Beqaj refuzon mandatin e deputetit

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj duket se e ka refuzuar mandatin e deputetit të lënë bosh nga Benet Beci në Shkodër. Lajmin e kanë bërë të ditur disa m...

22:14

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI