Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

BIRN: Aksidenti i shoferit të Hekurudhës u raportua pas 30 orësh nga policia

Lapsi.al 12 April 2023
BIRN: Aksidenti i shoferit të Hekurudhës u raportua pas 30 orësh

Administrata publike po shijonte ditën e tretë të pushimit, të hënën e 10 prillit, si një zgjatim i festimeve për pashkët katolike, kur Arjan Metaj, 63 vjeç, u aksidentua ndërsa ngarkonte në një kamion traversa betoni për llogari të Hekurudhës Shqiptare. E bija, Xhana Metaj, i tha BIRN se i ati kishte marrë urdhër për të dalë në punë mëngjesin e së hënës, edhe pse kjo nuk ishte e zakonshme.

“Normalisht kur janë pushimet zyrtare nuk ka shkuar në punë. Ky ishte një rast i çuditshëm, por ai iku sepse e kërkoi drejtori,” tha Metaj.

Arjan Metaj ishte një shofer veteran i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe punonte prej 13 vitesh për shoqërinë Hekurudha Shqiptare. Sipas së bijës, ai u aksidentua pasi ngarkoi traversat në karroceri dhe u ngjit në kamion për ta siguruar ngarkesën me litar, por rrëshiti duke rënë nga lartësia.

“Babi ishte duke i vendosur litarin që mos të rrëshqisnin gjatë transportit dhe në kohën që ai ishte lart duke e lidhur, një nga traversat ka lëvizur dhe ai ka rrëshqitur, ka rënë nga lartësia 3-4 metra poshtë,” tha Xhana Metaj.

Metaj fillimisht u transportua me autoambulancë drejt Spitalit të Durrësit, por shpejt mjekët zbuluan se 63-vjeçari kishte marrë plagë të rënda dhe e dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar. Vajza e tij i tha BIRN se ai ishte në gjendje kritike dhe i paralizuar.

“Ka pësuar paralizë komplete, nuk lëviz fare, as duart, e kanë përcaktuar si tetraplegjik i shkallës së lartë,” rrëfeu e bija për BIRN.

Legjislacioni shqiptar i detyron administratorët e shoqërive që të raportojnë brenda 24 orëve aksidentet në punë, por drejtuesi i Inspektoriatit Shtetëror të Punës në Durrës i tha BIRN se nuk ishin informuar për rastin e Metajt dhe se do të nisnin një inspektim pas raportimit gazetaresk.

“Nuk kemi informacion për rastin, ju po më thoni, sepse ne indiciet i marrim nga media dhe detyrimin e ka administratori i subjektit që brenda 24 orëve të bëjë lajmërimin tek Inspektorati i Punës, sepse përndryshe sanksionohet me gjobë dhe këtë gjë s’e ka bërë,” tha Bledar Voka, kryeinspektori i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore në Durrës.

Policia e Durrësit e raportoi rastin gati 30 orë pas aksidentit dhe deklaroi se kishte referuar në Prokurori për veprën penale të “shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë” teknikun e Drejtorisë së Hekurudhave në Durrës, 62 vjeçarin me iniciale I. XH.. Policia nuk dha detaje për datën dhe orën e ngjarjes, duke shtuar se i aksidentuari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Administratori i Hekurudha Shqiptare, Gentian Liko nuk ishte i arritshëm për koment, ndërsa shoqëria nuk iu përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi pyetjeve aksidentimin e Arjan Metajt dhe mosdeklarimin e aksidentit në Inspektoriatin e Punës në Durrës. Aksidentet në punë janë të nënraportuara në Shqipëri dhe shpesh faji për to u ngarkohet viktimave.

Sipas Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, vitin që kaloi në Durrës pati 31 inspektime për aksidente në vende pune. Gjashtë prej aksidenteve ishin me pasojë humbjen e jetës. Në një rast tjetër, më 12 korrik 2022, Policia e Durrësit njoftoi se punëtori i një kompanie pastrimi kishte humbur jetën pas një aksidenti, por autoritetet nuk mundën ta identifikonin kompaninë në momentet e para. Edhe në këtë rast Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në Durrës deklaroi për BIRN në atë kohë se nuk kishin njoftim për aksidentin.

Pas ndërhyrjes kirurgjikale të mërkurën, familjarët e Arjan Metajt thanë me trishtim se ai mund të ketë përgjithmonë nevojë për ndihmën e një karroce për të lëvizur. Familja është gjithashtu e revoltuar për raportimin e zbutur të ngjarjes nga policia. 

“Pasi u publikua më erdhi keq, sepse shkruhej se punonjësi është në spital në gjendje të mirë. Kjo nuk është absolutisht e vërtetë”, përfundoi e bija./BIRN

Të këshilluara

Alibeaj zbardh takimin me Escobar

Diplomati amerikan, Gabriel Escobar ka zhvilluar ditën e sotme takime me liderët e opozitës së vendit, pas takimeve të ditës së djeshme me kryeministrin Rama dh...

16:30

Shpërthen bombola e gazit në Tiranë

Një bombol gazi ka shpërthyer në një apartament në zonën e Selitës, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Ibrahim Dervishi", në katin e nëntë të një pallati....

19:18

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI