Flash

Ariana Grande reagon ndaj komenteve për peshën e saj

Lapsi.al 12 April 2023
Ariana Grande reagon ndaj komenteve për peshën e saj

Ariana Grande ka reaguar ndaj komenteve të fansave të cilët shprehnin shqetësim pasi ajo dukej shumë e dobët në fotot e fundit.

Në një video tre minutëshe të TikTok ajo u kërkoi  ndjekësve të saj që të jenë më të vëmendshëm përpara se të ndajnë mendimin e tyre për paraqitjet e të tjerëve.

“Trupi me të cilin keni krahasuar trupin tim aktual ishte versioni më i pashëndetshëm i trupit tim. Isha duke marrë ilaçe kundër depresionit dhe duke ngrënë keq,” shpjegoi ajo.

“Isha në pikën më të ulët të jetës sime kur dukesha ashtu siç ju e konsideroni të shëndetshm , por kjo në fakt nuk ishte e shëndetshme. Jini të butë me njëri-tjetrin dhe me veten tuaj. Asnjëherë nuk e dini se çfarë po kalon dikush," tha ajo.

Fansat filluan të komentojnë pamjen e Grande-s pasi u shfaqën foto të saj duke marrë pjesë në koncertin e Jeff Goldblum në Londër javën e kaluar.

Ajo dhe Cynthia Erivo, dukeshin të gëzuar teksa dolën në mbështetje të shokut të tyre, me Grande të veshur me një pallto rozë të madhe.

"Ariana Grande duket e dobët," shkroi një person në Twitter në përgjigje të imazheve, ndërsa një tjetër tha: "Mendim shumë i diskutueshëm, por ajo është seriozisht shumë e dobët ... Unë jam i shqetësuar për të."

Këngëtarja e "7 Rings" ka folur më parë për luftën e saj me ankthin dhe depresionin pas sulmit në koncertin e saj në Mançester në vitin 2017, në të cilin  ndërruan jetë 22 persona./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Daily Mail: Dhërmiu një parajsë balineze

Udhëtarët e etur kanë zbuluar një destinacion pak të njohur në Evropë që është njësoj si një parajsë balineze. Fshati bregdetar shqiptar i Dhërmiut është quajtu...

11:24

ide

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI