Flash

Vrau dy motrat, Apeli e lë në burg përjetë Përparim Ademin

Lapsi.al 11 April 2023
Vrau dy motrat, Apeli e lë në burg përjetë Përparim

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me burgim të përjetshëm për Përparim Ademin, që ekzekutoi dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani më 31 dhjetor të vitit 2020, me të cilat ishte në marrëdhënie jashtëmartesore.

Gjykata e Tiranës e dënoi me burgim te perjetshëm në 20 shtator 2022, për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Dhe autori i krimit të dyfishtë apeloi vendimin e Shkallës së Parë duke kërkuar:

-Prishjen e vendimit të Gjykatës së Tiranës dhe kthimin e çështjes për rigjykim

-Në alternativë çeljen pjesërisht të shqyrtimit gjyqësor dhe caktimin e një grupi ekspertësh (në Gjykatën e Apelit), për të përcaktuar gjendjen mendore të të pandehurit dhe caktimin e masës mjekësore shtrim në spital psikiatrik.

Por Gjykata e Apelit vendosi lënien në fuqi të dënimit me burgim të përjetshëm.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI