Flash

Tritoli ndaj kreut të PD/ Berisha dhe Meta akuzojnë të njëjtin person

Lapsi.al 11 April 2023
Tritoli ndaj kreut të PD/ Berisha dhe Meta akuzojnë të

Kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe kryetari i PL-së, Ilir Meta e dënuar ashpër atentatin e sotëm me tritol ndaj kreut të PD-së së Vaut të Dejës, Benard Ndreca.

Dy shefat e opozitës e vendosën gishtin tek Edi Rama dhe "regjimi". Për Berishën dhe Metën, ky ishte një akt i pastër politik.

“Vau i Dejës dhe mbarë Shqipëria, janë sot më të vendosur se kurrë në fitoren e këtyre zgjedhjeve. Unë kam biseduar në telefon me Benardin, me deputetin Zef Hila dhe u shpreh atyre mbështetjen dhe solidaritetin tim të plotë.

Gjithashtu, dënoj këtë krim të shëmtuar. Specialistët e tritolit janë të gjithë nën kontrollin qeveritar shtetëror. Pasi dështuan me të gjitha mënyrat në Vaun e Dejës, së fundmi zgjodhën atë më ekstremen, por edhe me këtë dështuan.

Duke dënuar edhe njëherë me ashpërsinë më të madhe këtë akt të narkoshtetit, bëj përgjegjës direkt Edi Ramën dhe ministrin e familjes, Çuçi, pasi policia e Vaut të Dejës dhe shefi i komisariatit sillen si një seksion i PS-së. Me sjelljet e tyre militanteske, të gjitha pistat dhe dyshimet shkojnë se ata janë dorës dhe organizatorë të këtij akti.

Unë u bëj thirrje demokratëve të Vaut të Dejës dhe mbarë Shqipërisë të vazhdojmë këtë betejë, se ky akt i sotëm është dëshmi e një përpëlitje të një organizate kriminale të kryesuar nga Edi Rama, që ka humbur çdo shpresë dhe nuk ngurron as aktet më ekstreme për të terrorizuar dhe marrë jetë njerëzish.

Koha e monizmit merr fund më 14 maj. Qytetarët e Vaut të Dejës do votojnë Zef Hilën dhe Bernard Ndreca do udhëheqë një nga fushatat më të suksesshme në Shqipëri,” tha Berisha.

Lexo më tej: Pamje shokuese/ Shikoni momentin e atentatit ndaj kreut të PD të Vaut të Dejës 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu është bashkuar reagimeve pas sulmit ndaj kreut të PD-së në Vaun e Degës, Bernard Ndrec, por fatmirësisht pa pasoja për jetën.

Në një mesazh në rrjetet sociale Meta dënoi ngjarjen, ndërsa thekson se këto sulme bëhen për të frikësuar opozitarët.

"Solidaritetin më të fuqishëm me Bernard Ndrecën, Kryetarin e PD në Bashkinë e Vaut të Dejës për aktin terrorist me të cilin u provokua sot së bashku me familjen e tij.

Një regjim i pashpresë për t’u ballafaquar me qytetarët, që vetëm i ka mashtruar dhe vjedhur, inskenon akte të tilla cubash të pabesë me qëllim frikësimin e opozitarëve. 

Asgjë nuk e ndal Opozitën e Bashkuar me të gjithë qytetarët e ndershëm për të ndëshkuar regjimin e bandave më 14 Maj! Asgjë nuk e ndal Fitoren e Zef Hilës në Bashkinë e Vaut të Dejës dhe Fitoren 5 me 0 në të gjithë Qarkun e Shkodrës!"- u shpreh Meta. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Escobar sot në Tiranë, zbardhet axhenda

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar viziton sot Tiranën. Mësohet se zyrtari i lartë amerikan do të zhvillojë takime me k...

10:09

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI