Flash

Pastrimi i parave, DPPPP referoi 19 raste në Tatime për evazion dhe 95 në SHISH

Lapsi.al 11 April 2023
Pastrimi i parave, DPPPP referoi 19 raste në Tatime për evazion dhe 95

Puna për të evidentuar rastet e dyshimta të pastrimit të parave përfshin një sërë hallkash institucionale me të cilat Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave bashkëpunon.

Në vitin 2022 shumica e rasteve të dyshimta sikurse çdo vit është raportuar tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit por nuk kanë munguar as bashkëpunimet me institucione të tjera të tilla si Tatimet apo Shërbimi Informativ i Shtetit.

Në raportin e vitit të shkuar DPPPP raporton se ka referuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve të paktën 19 raste të dyshuara për evazion.

“Vlen të përmendet se pesha më e madhe të rasteve të dërguara nga DPPPP i janë adresuar DPPSH, si organi ligj zbatues kryesor në vend dhe i specializuar për kryerjen e veprimeve hetimore.

Krahas dërgimit të rasteve në Prokurori dhe Polici gjatë vitit 2022 ka patur edhe 19 raste të dërguara në DPT të konkluduara me dyshime për evazion fiskal/fshehje të ardhurash apo shkelje të tjera të legjislacionit tatimor.

Në këtë kontekst gjatë vitit 2022, DPPPP ka dërguar 95 informacione në SHISH në lidhje me çështjet të dyshuara për aktivitet kriminal, objekt i përbashkët interesi mes dy institucioneve.

Përveç dërgimit të rasteve të reja, me rëndësi mbeten edhe informacionet vijuese apo të dhënat e reja të lidhura me çështje të dërguara më herët, të cilat konfirmojnë dhe thellojnë dyshimet e konstatuara për këto raste” thuhet në raport.

Qytetet “problematike”

Dërgimi i rasteve të dyshuara për pastrim parash në Prokurori nga ana e drejtorisë është një procedurë standarde dhe Tirana duket se dominon në shumicën e rasteve. Sipas shifrave, ndër rastet e dërguara në Prokurori, një peshë të veçantë zënë rastet e dërguara në SPAK të cilat përbëjnë 43% të totalit, e më tej në Prokurorinë e Tiranës rreth 26%.

Por cilat janë prokuroritë e tjera në vend që kanë raste të kësaj natyre. Sipas DPPPP pas Tiranës vihet një shpërndarje e rasteve në Prokuroritë e rretheve Durrës, Fier, Lezhë, Vlorë, Berat.

DPPPP publikoi pak ditë më parë raportin vjetor ku ndër të tjera solli në vëmendje edhe 8 tipologjitë kryesore që përdoren në vend për pastrimin e parave në bazë të rasteve të konstatuara. Nga të gjithë kanalet bie në sy dominimi që kanë pasuritë e paluajtshme në këto tipologji të përdorura./Monitor/

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI