Flash

Fushatë pa zhurmë/ Rama e shkel premtimin dhe i pret fjalën Veliajt

Lapsi.al 11 April 2023
Fushatë pa zhurmë/ Rama e shkel premtimin dhe i pret fjalën

“Shkurt, duhet të bëjmë një fushatë zgjedhore me shumë më pak ndotje akustike”. Ishte ky premtimi që kryeministri dhe njëkohësisht kreu i socialistëve, Edi Rama bëri përpara 61 kandidatëve në ceremoninë e zhvilluar në Sheshin Skënderbej në çeljen e fushatës për 14 majin.

“Prandaj kemi vendosur ta përgjysmojmë minimalisht përdorimin e ekraneve të mëdha, të skenave pompoze, të materialeve propagandistike. Të tjerët kanë arsyet e tyre të bërtasin, të venë kujën, të hidhen përpjetë.

U hedhshin e mbetshin në ajër. Ne jo, ne s’kemi arsye as për ndotje akustike, as për ndotje vizuale, për të qenë në çdo cep, në çdo kthesë, me fytyrat edhe sloganet tona, dhe as për ndotje gjuhësore” – vijoi kreu i mazhorancës.

Por duket se këtë premtim ai e ka shkelur që në takimin e parë që zhvilloi me socialistët në zonën e Farkës së bashku me kryebashkiakun Veliaj. Në ritmet e këngës tallava që ka zgjedhur si himn të fushatës, Rama e Veliaj iu bashkuan turmës.

Në videon më poshtë mund të shihni se si zhurma ishte kryefjala. U tha se nuk do të kishte drita e ekrane, por edhe ato nuk mungonin. Nuk mungoi as fjala e Erion Veliajt dhe tallja e radhës e Ramës që ia preu fjalën në mes duke i marrë mikrofonin nga dora.

“Ej, e dini pse erdha unë? Ky më çoi mesazh dhe më tha: “Lal këtej nga Farka ka qofte, ka birra, ka qingja, ka bërxolla, ka keca, ka pula... Hajde po pate qejf se dhe mileti është mbledhur”. Po për ça erdha unë? Të dëgjoj fjalimin e këtij. Nuk e kuptoj këtë. Erdha të dëgjoj fjalimin tat tani?”

“T’i përshëndesim njerëzit dhe ta bëjmë gëzuar” – tha Veliaj në siklet.

“Ti shko mbill ndonjë pemë se e bëjmë gëzuar vetë ne. Kështu është me Lalin. Dhe jo vetëm kaq, por pasi të ikni nga këtu dhe të dëgjoni fjalimin do shkoni në shtëpi dhe do thonëi: “Kemi pirë birrë, kemi ngrënë qofte...” – tha Rama duke ironizuar lajmet që do dalin pas takimit të Veliajt. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Përfundon takimi i Ramës me Escobar

Rreth 20 minuta ka zgjatur takimi i kryeministrit Edi Rama me Gabriel Escobar, të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor. Mësohet se tematikë e diskutimit...

16:58

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI