Flash

“Do të djeg bashkë me fëmijët”, shqiptari ishte kthyer makth për ish-gruan, dënohet me burg në Greqi

Lapsi.al 11 April 2023
“Do të djeg bashkë me fëmijët”, shqiptari ishte

Dy vite e gjysmë burg për një 38-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet se ka kërcënuar ish-bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e mitur të tyre.

Ngjarja në familjen shqiptare ka ndodhur më 30 mars në Greqi, ku burri ka shkuar në shtëpinë ku jeton nëna e re me fëmijët e tyre të mitur, ka thyer hapur me forcë derën e pallatit është ngjitur në apartamentin e saj dhe e ka kërcënuar me jetë.

I pandehuri, i cili deri më sot kishte gjithsej tetë dënime për dhunë në familje, nuk u ndal me kaq, pasi kur ish-bashkëshortja nuk pranoi që t’i hapte derën për të hyrë në banesë, ai i kishte vënë flakën hyrjes së pallatit duke shqetësuar dhe banorët e tjerë.

Ndërkohë në polici 29-vjeçarja kishte deklaruar se kishte frikë për jetën e saj dhe të fëmijëve të mitur. “Kam frikë për jetën time dhe për fëmijët”, ka thënë ajo.

Sipas dëshmisë së saj kjo nuk është hera e parë që 38 vjeçari i kishte dhunuar dhe kërcënuar pasi kishte pas dhe raste të tjera. “Dy vite që jemi bashkë dhe në tre muajt e fundit që jemi divorcuar, vazhdon të më kërcënojë se do të më vrasë, do të më djegë të gjallë me fëmijët dhe se do të na vendosë në zinxhirë”, kishte pohuar shqiptarja në gjykatë.

Nga ana tjetër shqiptar ka mohuar akuzat, duke i cilësuar shpifje pretendimet e ish-gruas.

Të këshilluara

Zbulohet sllogani i rilindjes për fushatë

Në ditët e fundit para hapjes të fushatës elektorale zbulohet sllogani i rilindjes për fushatë. Gazetarja që mbulon PS-në në Klan, Elja Zotka, ka thënë gjatë ed...

19:56

Bllokohen 30 minatorë në minierën e Trepçës

Rreth 30 minatorë të minierës së Trepçës kanë mbetur të bllokuar që nga ora 3 e mëngjesit të sotëm. Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të ndërmarrjes “Trepça”,...

15:14

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI