Flash

Detaje/ Si u gjetën 8 pistoleta në furgonin e nisur nga Durrësi drejt Britanisë

Lapsi.al 11 April 2023
Detaje/ Si u gjetën 8 pistoleta në furgonin e nisur nga Durrësi

Dalin detaje të reja pas zbulimit të një arsenali armësh në portin e Durrësit. Bëhet fjalë për 8 pistoleta që ishin fshehur në një furgon me targa të huaja të nisur drejt Britanisë së Madhe. Policia nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar deri tani. Megjithatë mësohet se është ndaluar drejtuesi i mjetit tip "Mercedez Benz", Jetmir Koloshi, i ditëlindjes 1988 me banim në Tiranë.

Armët e zjarrit u konstatuan kur mjeti kaloi në skaner dhe pas sinjalizimit nga punonjësit, efektivët e Policisë së Shtetit kontrolluan mjetin. Në pjesën e bagazheve është konstatuar një tavolinë rreth 1 metër e gjysmë e gjatë e mbështjellë me letër transparente. Brenda saj ishin fshehur edhe 8 pistoleta bashkë me municionin. Gjatë marrjes në pyetje shoferi i furgonit ka mohuar të kishte dijeni për armët.

Mediat raportojnë se ka të dhëna që armët janë ngarkuar në Tiranë dhe origjina e tyre është një magazinë në zonën e Alliasit. Për këtë arsye, me qëllim ardhjen në ndihmë DVP Durrës, policia e Tiranës ka organizuar një kontroll në këtë magazinë, si dhe po ushtrohet kontroll banese në shtëpinë e Koloshit, nga këto kontrolle pritet te zbulohet nëse ka një baze armesh ne kryeqytet. ©LAPSI.al

 

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI