Flash

Berisha: Pse Rama nxinte në hapjen e fushatës

Lapsi.al 11 April 2023
Berisha: Pse Rama nxinte në hapjen e fushatës

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit çeli fushatën e për zgjedhjet e 14 majit. Berisha tha se fushata e opozitës ngjason me atë të vitit 1992 ndërsa tek PS kandidatët i ka vendosu mafia.

“Mund të themi se ka disa paralelizma me 1992. Do u duket e çuditshme, por paralelizma e parë janë kandidatët tanë. Ne kudo ku shkojmë, shkojmë me kandidatë të cilët nuk kanë asnjë hipotekë negative. Shkojmë me kandidatë të cilët kanë kredenciale, qoftë qytetare, qoftë politike të shkëlqyera. Por në dallim nga 1992, këta janë kandidatë jo të caktuar nga kryetari apo kryesia e partisë, por janë kandidatë të caktuar nga anëtarësia.

Në çdo lloj varianti këta kanë një epërsi morale të jashtëzakonshme krahasuar me të gjitha kandidimet që ka bërë PD në 32 vite, pa le me krahun tjetër që nuk kanë asnjë krahasim. Kandidatët e tyre janë kandidatë të nomenklaturës. Por të cilës nomenklaturë do thoni ju. Të nomenklaturës të shtetit mafioz, nomenklaturës së mafies” – tha Berisha.

“Kandidatët e kësaj mafie janë kandidatët e vesit, janë kandidatë që kanë vjedhur me tendera, janë kandidatë të lidhur me një mijë fije me trafikantët, janë kandidatë të cilët u rëndojnë thasët me euro qytetarëve. U rëndojnë lidhjet me drogën, u rëndon fakti se për ta nuk ka votuar një socialist i vetëm, të gjithë kanë dalë nga sirtarët e Edi Ramës, u rëndon tmerrësisht vetë Edi Rama.

Çdo kandidat e di, se i ka kohërat e numëruara. Se mëkatet e tij janë të pafundme, se është i vetmi kryeministër që është në hetim ndërkombëtar dhe së shpejti dhe kombëtar. Është i pashpresë, kjo është e vërteta” – tha Berisha.

“Ai ishte i nxirë sot. Ai ishte vrug. Ai zverdhet në raste të tjera kur e ka nga halli, por sot ishte nxirë” – tha me shaka Berisha në një takim me drejtues të degëve të Tiranës dhe anëtarë të FRPD. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Përfundon takimi i Ramës me Escobar

Rreth 20 minuta ka zgjatur takimi i kryeministrit Edi Rama me Gabriel Escobar, të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor. Mësohet se tematikë e diskutimit...

16:58

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI