Flash

Ndeshja me Kastriotin/ Arbitrat pranojnë trukimin nga frika e kërcënimeve me vdekje

Lapsi.al 10 April 2023
Ndeshja me Kastriotin/ Arbitrat pranojnë trukimin nga frika e

Si rrallëherë, dhuna, rrugaçëria dhe trukimi në futboll kanë marrë një përgjigje të fortë që mund të shërbejë për nisjen e një procesi vetëpastrimi. Shkak është bërë refuzimi i arbitrave për t’u bërë pjesë e ndeshjes së fundjavës mes Kastriotit dhe Bylis, pas kërcënimeve me vdekje që kishin marrë.

Lapsi.al mësoi se arbitri kryesor për ndeshjen, Juxhin Xhaja nuk pranoi të favorizonte krutanët, nën trysninë e shantazheve që kishte marrë para ndeshjes. Duke parë se presioni ka qenë shumë i madh dhe shantazhi i përsëritur, arbitrat vendosën të tërhiqen nga ndeshja dhe në vend të trukimit të bëjnë denoncimin.

“Arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar” pranoi Federata në njoftimin që shpërndau për mediat duke vazhduar se “është njohur me vendimin e të gjithë klasës arbitrale, që nuk pranon të marrë përsipër drejtimin e ndeshjeve të Klubit Kastrioti për shkak të presioneve dhe shantazheve të vazhdueshme”.

Por çfarë bën përshtypje në njoftimin e Federatës së Futbollit është vendimi për t’i hapur letrat deri në fund. Zyrtarisht është pranuar nga Federata edhe trukimi i ndeshjes së javës së shkuar kundër Laçit.

“Një javë më parë, në ndeshjen Kastrioti-Laçi arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar me jetë dhe janë detyruar të anulojnë një gol për skuadrën e Laçit. Të ndjerë vazhdimisht të kërcënuar zyrtarët kanë pasur frikë të deklarojnë me shkrim apo të denoncojnë ngjarje të tilla” njoftoi FSHF.

https://lapsi.al/2023/04/09/skandal-kercenohen-arbitrat-prokuroria-nis-hetimin-fshf-anulon-ndeshjen-kastrioti-bylis/

Reagimi i FSHF-së është i paprecedentë dhe del përtej kompetencave të saj për të zbuluar të vërtetën. Kanosja me jetë për shkak të detyrës dhe trukimi i ndeshjes me Laçin, e dërgon çështjen automatikisht në duart e prokurorisë.

Duket se me këtë denoncim, FSHF synon t’i vërë fre një herë e mirë kërcënimeve që u bëhen arbitrave nga të fortët e klubeve. Mbetet për t’u parë nëse do t’ia dalë, ndërkohë që për klubin e futbollit të Kastriotit situata bëhet akoma më e vështirë. Peshës së fundit të renditjes i shtohen edhe akuzat e rënda të arbitrave.

“Ne si klub distancohemi nga këto akuza dhe bëjmë thirrje organeve kompetente që të zbardhin sa më shpejt këtë histori të shëmtuar, e cila prish imazhin e klubit tonë, por dhe të futbollit shqiptar në përgjithësi. Në deklaratën e Federatës Shqiptare thuhet që edhe në ndeshjen e javës së kaluar midis Kastriotit dhe Laçit arbitrat paskan qenë të detyruar që nga kërcënimet të anulojnë një gol për skuadrën e Laçit” u tha në njoftimin e krutanëve.

Për Kastriotin problemet sapo kanë nisur. Në videon më poshtë është një përmbledhje e golave të ndeshjes së javës së kaluar mes Kastriotit dhe Laçit Në minutën e 85 të ndeshjes duket se Laçi ka realizuar një gol, që nuk e ndryshon rezultatin.

https://youtu.be/A85oDGi7TlI?t=139

 

Është pikërisht ky gol, që pranohet nga FSHF se është anuluar nën presion nga arbitri i ndeshjes, duke bërë që ndeshja të mbarojë me fitoren e Kastriotit 2 me 1. Krutanët shënuan në minutën e 93 të lojës.

Kreu i Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati ka paralajmëruar se shoqata mund të mos marrë më përsipër ndeshjet e Kastriotit në të ardhmen. Ndërkohë kreu i shoqatës së arbitrave ka folur për ndeshjen e kaluar, duke pranuar trukimin për shkak se arbitrit i rrezikohej jeta.

"Në përgjithësi arbitrat ngurrojnë t’i denoncojnë këto ngjarje, por kur mësuam sot për kërcënimin ndaj Juxhin Xhajës, doli në pah edhe ky rasti i ndeshjes me Laçin. Është padyshim e rëndë, pasi bëhet fjalë për një sport shumë të bukur dhe nuk mund të vihet në rrezik jeta e arbitrave që shkojnë për të bërë punën e tyre”, u shpreh Kastrati./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI