Flash

Ndahet nga jeta kitaristi i ABBA

Lapsi.al 10 April 2023
Ndahet nga jeta kitaristi i ABBA

Kitaristi i ABBA, Lasse Wellander, ka ndërruar jetë  në moshën 70-vjeçare pas një beteje me kancerin.

Lajmi u konfirmua në faqen zyrtare të Wellander-it në Facebook, familja e tij shkroi: "Me trishtim të papërshkrueshëm duhet të njoftojmë se Lasse-i ynë i dashur ra në gjumë. Lasse së fundmi u sëmur nga një kancer i përhapur dhe herët të premten ai ndërroi jetë. , i rrethuar nga të dashurit e tij."

"Ishe një muzikant i mrekullueshëm , por mbi të gjitha ishe një bashkëshort, baba, vëlla, xhaxha dhe gjysh i mrekullueshëm. I sjellshëm, i sigurt, i kujdesshëm dhe i dashur... dhe shumë më tepër, që nuk përshkruhen me fjalë. Një qendër në jetët tona dhe është e pabesueshme që tani duhet të jetojmë pa ty”. Postimi, i shkruar nga anëtarët e familjes së tij, Lena, Ludvig dhe Andreas, përfundonte: "Ne të duam dhe na mungoni shumë".

Wellander filloi karrierën e tij si kitarist si fëmijë në fillim të viteve 60 ë dhe ishte anëtar i grupeve lokale në qytetin e tij të lindjes Nora, Suedi. Në tetor 1974, Lasse filloi regjistrimin me ABBA për hitet e tyre, "Intermezzo No.1" dhe "Crazy World". Ai u bë kitaristi kryesor i grupit fitues të Eurovizionit dhe bëri turne me ta në 1975, 1977, 1979 dhe 1980.Në vitin 2007, artisti ndihmoi në regjistrimin e kolonës zanore për Mamma Mia, me Meryl Streep dhe Amanda Seyfried, në Studio Atlantis në Stokholm. Filmi muzikor tregon historinë e një nuseje që përpiqet të gjejë babain e saj të vërtetë  duke përdorur këngë hit nga grupi popullor i viteve 1970 ABBA./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Si Kate Middleton theu protokollin mbretëror

Mbresëlënëse si kurrë më parë në daljet e saj publike, Dukesha e Uellsit, Kate Middleton, spikati dje e veshur me një pallto dhe kapele blu të ngjashme, teksa a...

12:33

Sean "Diddy" Combs sqaron komentin për Sting

Sean "Diddy" Combs sqaroi së fundmi komentin e tij  se i paguan "5 mijë në ditë" Sting. "Dua që të gjithë të kuptoni që po bëja shaka!" Themeluesi i Bad Boy ...

13:29

Daisy Ridley rikthehet në Star Wars

Daisy Ridley ka zbuluar se do të rikthehet në ekskluzivitetin e operës hapësinore si personazhi i saj, Rey, në "Star Wars Celebration" të mbajtur në Londër të p...

11:19

Madonna e penduar për ndërhyrjet estetike

Madonna po kërkon të bëjë gjithçka që duhet për të rikthyer pamjen e saj natyrale përpara turneut  botëror, sipas një raporti. Artistja u përball me kritika ...

11:03

Ribashkohen Megan Fox dhe Machine Gun Kelly

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë sërish bashkë pas raportimeve për ndarje. Dyshja u panë në Hawaii duke darkuar në hotelin Four Seasons mbrëmjen e së hënës....

12:20

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI