Flash

Hilary Swank, nënë për herë të parë

Lapsi.al 10 April 2023
Hilary Swank, nënë për herë të parë

Hilary Swank njoftoi të dielën se ka mirëpritur në jetë  binjakët e saj me partnerin, Philip Schneider.

“Nuk ishte e lehtë. Por djali (dhe vajza!) ia vlenin. Gëzuar Pashkët! Postim nga Parajsa e pastër,” shkroi ajo në një foto në Instagram ku mbante të porsalindurit e saj teksa shikonin perëndimin e diellit. Ajo nuk zbuloi emrat e fëmijëve apo datën e lindjes.

Swank u martua me Schneider në gusht 2018, duke zbuluar katër vjet më vonë se ata po krijonin një familje. "Kjo është diçka që unë e kam dashur për një kohë të gjatë," tha aktorja për shtatzëninë e saj gjatë një paraqitjeje në tetor 2022 "Good Morning America". “Do të bëhem nënë. Dhe jo vetëm nga një, por nga dy.”

Ndërsa shumë të famshëm festuan lajmin e Hilary përmes mediave sociale, nga Kate Hudson te Hilarie Burton, Emmy Rossum e çoi mbështetjen e saj në një nivel tjetër.Përveç urimit ajo iu kundërpërgjigj një përdoruese të mediave sociale që foli për shtatzëninë e Hilary në moshën 48-vjeçare. "A nuk jeni 50 vjeç?" shkroi ndjekësja. “Do të jesh në të 70-at kur të mbarojnë kolegjin. Mund të jetosh për të parë dasmën e tyre, ndoshta.” Rossum thjesht u përgjigj," Go fu*k yourself"./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Publikohet traileri i filmit të Johnny Depp

Së fundmi është publikuar traileri i parë Jeanne Du Barry – filmi francez që shënon rikthimin e Johnny Depp në kinema një vit pas gjyqit të tij me  Amber Heard....

14:03

Ndahet nga jeta kitaristi i ABBA

Kitaristi i ABBA, Lasse Wellander, ka ndërruar jetë  në moshën 70-vjeçare pas një beteje me kancerin. Lajmi u konfirmua në faqen zyrtare të Wellander-it në F...

13:12

Si Kate Middleton theu protokollin mbretëror

Mbresëlënëse si kurrë më parë në daljet e saj publike, Dukesha e Uellsit, Kate Middleton, spikati dje e veshur me një pallto dhe kapele blu të ngjashme, teksa a...

12:33

Sean "Diddy" Combs sqaron komentin për Sting

Sean "Diddy" Combs sqaroi së fundmi komentin e tij  se i paguan "5 mijë në ditë" Sting. "Dua që të gjithë të kuptoni që po bëja shaka!" Themeluesi i Bad Boy ...

13:29

ide

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI