Flash

Deklarata për të ardhurat/ Afati skadon në 30 prill, kush fiton mbi 2 milionë në vit dhe të dypunësuarit

Lapsi.al 10 April 2023
Deklarata për të ardhurat/ Afati skadon në 30 prill, kush fiton

Më shumë se 74 mijë individë duhet të plotësojnë deklaratën e tatimit mbi të ardhurat për vitin 2022. Afati i fundit për plotësimin e saj është 30 prilli.

Sipas të dhënave të Tatimeve, rreth 16.7 mijë janë tatimpagues me të ardhura mbi 2 milionë lekë që kanë detyrimin e pagesës së tatimit mbi të ardhurat. Ndërsa pjesa tjetër mbi 57.2 mijë janë të dypunësuar, kategori që u përfshi në këtë skemë që prej vitit 2020.

Referuar të dhënave zyrtare, nga Tatimi mbi Deklaratën Vjetore të të Ardhurave, Administrata Tatimore arkëtoi vitin e kaluar rreth 9.2 milionë euro, 4.3% më shumë se në vitin 2021.

Të ardhurat nga ky zë kanë njohur rritje, ndikuar edhe nga përfshirja në këtë skemë taksimi e individëve të punësuar në më shumë se një punëdhënës për të tretin vit radhazi.

Për pasaktësi në deklarimin e të ardhurave, informacione të gabuara apo mosplotësim në afat të deklaratës vjetore, Tatimet parashikojnë gjobë që aktualisht llogaritet në 5 mijë lekë.

Por, me draftin e ri të Tatimit mbi të Ardhurat, parashikohet që gjoba të ulet në 3 mijë lekë. Projektligji ka marrë miratimin nga Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe pritet t’i kalojë së shpejti Parlamentit për votim.

Vitin e kaluar, detyrimin për deklarimin e të ardhurave personale e kishin mbi 82 mijë individë në të gjithë vendin, ndërsa të ardhurat e grumbulluara nga ky zë rezultuan në 8.3 milionë euro. /Abc

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI