Flash

Banka sulmohet me armë në SHBA, 5 të vdekur e 6 të plagosur

Lapsi.al 10 April 2023
Banka sulmohet me armë në SHBA, 5 të vdekur e 6 të plagosur

Pesë persona janë vrarë dhe të paktën gjashtë të tjerë janë plagosur nga të shtënat në një bankë në qytetin amerikan të Louisville, Kentucky, konfirmon policia.

Sipas mediave të huaja, policia thotë se sulmuesi i dyshuar është “neutralizuar” dhe është konfirmuar i vdekur në vendngjarje.

Dëshmitarët i thanë mediave amerikane se personi i armatosur hapi zjarr në dhomën e konferencave të bankës.

Kryetari i bashkisë së Louisville, Craig Greenberg ka ndarë përditësimet më të fundit të policisë në lidhje me të shtënat.

Policia, të cilës i janë bashkuar agjentët e FBI-së, konfirmoi se të shtënat kanë ndodhur në Bankën Kombëtare të Vjetër në qytetin më të madh të Kentakit.

Nuk ka ende asnjë informacion për gjashtë personat e plagosur, të cilët janë dërguar në spitalin e Universitetit të Louisville.

Guvernatori i Kentakit shkon në vendngjarje

Guvernatori Andy Beshear shkroi në Tëitter se po udhëtonte për në vendin e ngjarjes së rëndë.

Ai u bëri thirrje njerëzve që të “luten për të gjitha familjet e prekura dhe për qytetin e Louisville”.

Llogaria zyrtare e Departamentit të Policisë Metro të Louisville në Tëitter, ka konfirmuar se nuk ka më një “kërcënim aktiv agresor”.

Në Tëeet thuhet: “I dyshuari për të shtënat është neutralizuar”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI