Flash

Axhenda e Escobar/ Mirë pro amerikanë, po a janë opozitarë këta të vulës

Lapsi.al 10 April 2023
Axhenda e Escobar/ Mirë pro amerikanë, po a janë opozitarë

Gabriel Eskobar, zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, rikthehet në Tiranë, pas pak më shumë se një viti nga vizita e parë, kur deklaroi mbështetjen për liderin e dorëhequr të PD-së Lulzim Basha. Por ndonëse Basha ka ikur, i dërguari amerikan për Ballkanin nuk heq dorë prej atyre të cilëve Luli iu la trashëgim vulën. Në axhendën zyrtare të diplomatit amerikan që fillon nesër vizitën në Tiranë është edhe një takim me Alibeajn, Bardhin dhe Tabakun, të cilët ai ka vendosur ti caktojë si përfaqësues të opozitës më të madhe në vend.

Lexo me tej:

Afera McGonigal, flet Escobar: Nuk janë dëmtuar aspak marrëdhëniet Shqipëri-SHBA!

Mediat pranë Ramës e etiketuan këtë si një takim me pjesën pro amerikane të PD.

Dhe nuk ka diskutim që Alibeaj, Bardhi dhe Tabaku në fjalorin e tyre politik janë pro amerikanë. Por pyetja është: a janë vërtet përfaqësues të opozitës ata që nuk propozuan dot as një të tretën e kandidatëve për kryebashkiakë? Sepse pro apo anti amerikan mund të vetëshpallesh, por përfaqësues të opozitës të bën mbështetja popullore dhe jo tekat e burokratëve apo ambasadorëve. Kryeministri Edi Rama është i pari në axhendën e Escobar. Të martën pasdite, ai do zhvillojë një takim i mbyllur, pa konferencë për mediat.

Escobar mbron Yuri Kim: “Ajo vazhdon dhe shpjegon politikat tona” 

Një orë më pas, në orën 17:00, Eskobar do të zhvendoset disa metra më tutje, në një takim me Presidentin Bajram Begaj. Kësaj radhe dërguari i lartë Amerikan, do të takohet edhe me ish presidentin e republikës,  Ilir Meta, tashmë një prej dy drejtuesve të grupimit opozitar “Bashkë Fitojmë”.

Në ditën dytë, të mërkurën, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor do të takohet me kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe Gaz Bardhin e Jorida Tabakun.

Si përfaqësues i politikës zyrtare amerikane prej një viti e gjysëm Gabriel Escobar, nuk lë rast pa goditur Berishën dhe pa i dhënë përkrahje grupit gjithnjë e më të vogël të kundërshtarëve të tij brenda PD. Ai foli menjëherë pas trazirave të 9 janarit në selinë e PD. Gjatë intervistës me gazetaren e VOA Keida Kostreci, Gabriel Escobar u mundua ta minimizojë mbështetjen që ka Berisha në PD dhe pothuajse asgjesimin politik që ka pësuar Basha.

Intervista e plotë e Escobar për Berishën, Bashën dhe luftën në PD

"Është e mundur që ai të ketë mbështetës. Por unë do t’u tërhiqja vëmendjen atyre që mendojnë se fakti që ai mund të nxjerrë përkrahës të dhunshëm në rrugë, sinjalizon një lloj mbështetjeje elektorale. Dyshoj që të jetë kështu. Dhe shpresoj që votuesit ta refuzojnë këtë lloj sjelljeje në këto lloj aktivitetesh" tha ai. Por kur gazetarja këmbënguli se Berisha ka shumë mbështetës Escobar u shmang duke thënë: "Po, është e mundur. Por nuk dua të flas për Berishën...Unë kam një mardhënie të mirë me Bashën dhe nuk mendoj se ajo që po ndodh në rrugë reflekton fytyrën e PD" tha ai në 12 janar.

 Tani ai po tregon se ka një marëdhënie të mirë me Alibeajn, Bardhin dhe Tabakun. Por 14 maji do të tregojë sërish, se ata që ai njeh për opozitë, vështirë se rezultojnë të tillë për zgjedhësit shqiptarë. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI