Përplasja shumë e dhunshme ka sjellë vdekjen e menjëhershme të katër personave. 23-vjeçari nga Asti ishte i vetëm në makinën e tij, ndërsa 3 shtetasit nga Maqedonia e Veriut, rezidentë në zonë ndodheshin në mjetin tjetër.
Aksidenti ndodhi pak pas orës 22:00, kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, në Ponte Verde, Nizza Monferrato. I gjithë asfalti i rrugës provinciale ishte i mbuluar me xhama të thyer dhe pjesë makinash, çka tregonte forcën e përplasjes.