Flash

350 leje drejtimi të hequra gjatë 1 viti/ Rimarrja e patentës, 90% ngelës në testim

Lapsi.al 10 April 2023
350 leje drejtimi të hequra gjatë 1 viti/ Rimarrja e patentës,

Brenda një viti 350 drejtues mjeti kanë humbur të gjitha pikët e patentës duke u rikthyer sërish në provim si në teori ashtu edhe në praktikë. Të dhënat e Drejtorisë së Transporteve tregojnë se 90% e tyre ngelin sërish në provim.

Në listën e siguruar nga Tv Klan, ajo që bie në sy është fakti se shumica e tyre e kanë marrë patentën prej dhjetëra vitesh, madje prej vitit 1995. Për ekspertët e sigurisë, kjo tregon nivelin e ulët të tyre për njohjen e sinjalistikës.

Artur Sulçe, ekspert i sigurisë rrugore: Kjo tregon nivelin e ulët të tyre. Ose këto nuk janë përdorues rruge që e kanë marrë lejen e drejtimit sot mund ta kenë marrë shumë më përpara dhe ndoshta jo një filtër i mirë i tyre i mëparshëm. Më parë kishim vetëm 2 mijë automjete ndërsa tani kemi me miliona automjete. Për këta drejtues automjetesh të cilët janë problematikë në lëvizje, sidomos në zonat urbane, duke lëvizur me shpejtësi të mëdha, filtri i tyre është shumë i mirë i policisë.

Sipas ekspertëve të sigurisë rrugore, bllokimi dhe rikthimi në testim shihet si pozitiv, pasi mosnjohja e rregullave shkakton shpesh aksidente të rënda.

Kjo reflektohet sepse ne jemi shumë agresivë gjatë drejtimit të mjetit dhe këta persona e kanë shumë të vështirë për të rritur nivelin organik të kuptuarit të sigurisë rrugore. Edhe puna e policisë duke i konstatuar këta që janë rrezik për shoqërinë, i ka ndaluar dhe i ka çuar për bllokimin e lejes së drejtimit të tyre që të hyjnë nga e para siç e ka çdo vend i botës”.

Leja e drejtimit ka 20 pikë, por ato hiqen për drejtuesit e mjeteve që janë përsëritës të shkeljeve të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI