Flash

Madonna e penduar për ndërhyrjet estetike

Lapsi.al 9 April 2023
Madonna e penduar për ndërhyrjet estetike

Madonna po kërkon të bëjë gjithçka që duhet për të rikthyer pamjen e saj natyrale përpara turneut  botëror, sipas një raporti.

Artistja u përball me kritika të pafundme pas paraqitje në Grammy në shkurt, ku paraqiti një pamje të re në skenë. Pasi iu kundërpërgjigj  atyre që komentuan  për operacione plastike, Madonna në fakt u “ndikua” thellësisht nga komentet e bëra nga ndjekësit dhe po kërkon të ndryshojë përsëri pamjen e saj.

“Pavarësisht asaj që njerëzit mendojnë, kritikat për pamjen  e prekin atë”, tha një burim për Daily Mail. Insajderi tha se krijuesja e hitit "Like A Prayer" po i nënshtrohet procedurave që do t'i rikthejnë tiparet e saj natyrore. “Ajo sheh dhe dëgjon se çfarë thonë njerëzit për të dhe për turneun që do të nisë . Prandaj dëshiron të duket më shumë si vetvetja për fansat e saj”, shtoi burimi.

Madonna do të nisë "The Celebration Tour", i cili përkujton katër dekadat e saj në muzikë, më 15 korrik në Vankuver. Ajo do të luajë 53 shfaqje në të gjithë Amerikën e Veriut përpara se pjesa e turneut të saj në SHBA të përfundojë në janar 2024./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2023/02/08/madonna-flet-pas-kritikave-per-pamjen-e-saj-ne-grammy/

Të këshilluara

Ribashkohen Megan Fox dhe Machine Gun Kelly

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë sërish bashkë pas raportimeve për ndarje. Dyshja u panë në Hawaii duke darkuar në hotelin Four Seasons mbrëmjen e së hënës....

12:20

ide

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI