Flash

Kina provokon Tajvanin, stërvitje ushtarake rreth ishullit prej disa ditësh

Lapsi.al 9 April 2023
Kina provokon Tajvanin, stërvitje ushtarake rreth ishullit prej disa

Prej dy ditësh Kina ka nisur stërvitjen e saj ushtarake pranë Tajvanit, ndërsa këtë të dielë Pekini ka përdorur forcat detare dhe ajrore për të rrethuar ishullin.

Sulmet precize Kineze kundër objekteve kyçe në Tajvan sipas Pekinit janë “një paralajmërim I ashpër” për ishullin vetëqeverisës pasi javën e kaluar  presidentja  e Tajvait Tsai Ing-ëen vizitoi Shtetet e Bashkuara.

Kjo stërvitje ushtarake  nga forcat Kineze rreth territorit të Tajvanit pritet të zgjasë deri të hënën.

Zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit i kanë kërkuar Pekinit të vetëpërmbahet dhe të mos reagojë me veprime të tilla .

Ministria  e Mbrojtjes në Tajvan  ka deklaruar se këto veprime të Kinës “jo vetëm që minojnë paqen dhe stabilitetin, por gjithashtu kanë një ndikim negative në sigurinë rajonale.”

Sipas Tajvanit më shumë 71 avionë luftarak Kinez fluturuan rreth ishullit ditën e shtunë dhe 45 prej tyre kaluan  përmes ngushticës së Tajvanit.

Teksa tensionet mes Kinës dhe Tajvanit janë në rritje SHBA kanë deklaruar më herët se nëse Pekini zyrtar synon të nis një sulm ushtarak në ishull, atëherë Uashingtoni do të ndërhynte.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI