Flash

4 të arrestuar në Korçë, akuzohen për vjedhje dhe drogë

Lapsi.al 8 April 2023
4 të arrestuar në Korçë, akuzohen për vjedhje dhe

Policia ka arrestuar 4 persona në Korçë, të cilët ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Mes tyre një person i akuzuar për vjedhje apo dhe një tjetër për drogë.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë ndaluan shtetasin në kërkim R. S., 35 vjeç, banues në Ersekë, pasi i ka vjedhur shtetasit Dh. B., në automjetin e tij, 450 euro, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 23.03.2023, shtetasi R. S. i ka marrë një shumë lekësh, një shtetasi, duke e mashtruar.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit J. T., 45 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec dhe S. D., 19 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë kontrollit fizik 45-vjeçarit iu gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, ndërsa 19-vjeçarit iu gjet një përforcuese grushti, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 22 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, pasi nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas ka vjedhur në dy lokale në qytetin e Korçës, dy celularë, një shumë lekësh dhe një palë çelësa automjeti. Gjithashtu, dyshohet se 22-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gjyshes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Shqiptari humb jetën në burgun e Korfuzit

Një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në burgun e Korfuzit, Greqi. Lajmi i trishtë është bërë me dije nga gazetari Shpëtim Zinxh...

16:13

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI