Flash

Zbulohet shkaku i ndarjes nga jeta të reperit Coolio

Lapsi.al 7 April 2023
Zbulohet shkaku i ndarjes nga jeta të reperit Coolio

Së fundmi është zbuluar shkaku i ndarjes nga jeta së reperit Coolio.

Zëdhënësi i familjes së tij, Jarel "Jarez" Posey, i tha TMZ të enjten se reperi "Gangsta's Paradise" kishte g gjurmë të heroinës dhe metamfetaminës në sistemin e tij. Ashtu siç dyshuan disa nga miqtë e tij më të ngushtë, hetuesit besojnë se "astma e rëndë" e tij e kombinuar me përdorimin afatgjatë të cigareve gjithashtu kontribuoi në vdeekjen e tij më 28 shtator.

Pavarësisht lajmeve të vështira, Posey thotë se shtatë fëmijët e rritur të Coolio - Brandi, Jackie, Melan, Christopher, Artis III, Darius dhe Artisha - shpresojnë të nderojnë trashëgiminë e tij përmes muzikës së tij, si dhe disa bizhuterive të reja sentimentale. Një muaj pas ndarjes së tij, familja njoftoi se kishte bërë gjerdan me hirin e babait të tyre brenda. Secili fëmijë ishte në gjendje të personalizonte varësen e tij me një mbishkrim.

Jo vetëm kaq, por reperi  vdiq pa testament, duke lënë fëmijët e tij të trashëgojnë pasurinë e tij prej 300,000 dollarësh, e cila përfshinte të gjithë "pronën e tij personale dhe llogaritë e depozitave pa afat, llogaritë financiare.” Coolio u gjet pa ndjenja në dyshemenë e banjës së shtëpisë së një shoku në Los Angeles vitin e kaluar. Ndarja e tij e papritur nga jeta i kapi në befasi njerëzit më të afërt, përfshirë Monte Jordan, i cili e pa muzikantin vetëm një javë para lajmit./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Parashikimi i The Simpson për Donald Trump

The Simpson janë rikthyer me parashikimet e tyreqë bëhen realitet vite më vonë. Këtë herë bëhet fjalë për arrestimin e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

14:53

Steven Tyler mohon akuzat për sulm

Steven Tyler ka mohuar akuzat se ai ka sulmuar se*sualisht një 16-vjeçare në vitin 1973 dhe e ka detyruar atë të abortojë. Këngëtari i Aerosmith kohët e fund...

14:12

ide

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI