Flash

Zbulimi/ Në Spanjë përdornin drogα të ndyshme që 3 mijë vjet më parë

Lapsi.al 7 April 2023
Zbulimi/ Në Spanjë përdornin drogα të ndyshme që

Sipas një studimi të publikuar së fundmi është zbuluar se njerëzit në Spanjë kanë konsumuar disa lloje drogαsh halucinogjene rreth 3000 vjet më parë. Shkencëtarët thonë se qimet e gjetura nga një vend varrimi në Menorca tregojnë se qytetërimet e lashta njerëzore përdorën drogα të nxjerra nga bimët dhe shkurret.

Besohet se kjo është dëshmia më e vjetër e drejtpërdrejtë në Evropë e njerëzve që kanë marrë droga halucinogjene. Studiuesit thanë se këta njerëz kishin pasur shenja deliri dhe halucinacione. Gjetjet e publikuara në revistën “Scientific Reports” treguan shenja të aktivitetit njerëzor në shpellën Es Càrritx, në jugperëndim të Menorca.

Photo of the hair analysed

Shpella ka më shumë se 200 varre njerëzore dhe besohet se ka shërbyer si një vend rituali dhe funeralesh për rreth 600 vjet, deri në vitin 800 pes. Studiuesit zbuluan se substancat, me potencial mjaft të forta, mund të ishin përdorur si pjesë e ritualeve të mbajtura në shpellë.

Pjesë e këtyre ritualeve mund të kenë qenë disa “magjistarë” të cilët ishin në gjendje të kontrollonin efektet anësore të barnave bimore. Analiza e qimeve zbuloi se ato ishin lyer me ngjyrë të kuqe gjatë ritualeve të lashta.

People were taking drugs in Spain 3,000 years ago, study finds - BBC News

Studiuesit zbuluan të paktën 3 substanca psikoaktive në më shumë se një person. Së bashku me atropinën dhe skopolaminën, të cilat nxisin halucinacione, shkencëtarët gjetën ephedrinë, e cila rrit energjinë dhe vigjilencën. Studiuesit vunë re gjithashtu se në shpellë kishte vazo me motive spirale të gdhendura në kapakë.

Disa studiues i kanë konsideruar ato një përfaqësim “të ndryshimit të gjendjes së ndërgjegjes" nën ndikimin e halucinogjenëve. Dëshmitë e mëparshme të përdorimit të drogës parahistorike në Evropë ishin bazuar në prova indirekte siç është shfaqja e bimëve të drogës në përshkrimet artistike. ©BBC  Spanjë, LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Durrës, një i plagosur

Një aksident automobilisti ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Durrës. Një automjet me drejtues shtetasin L. B., 40 vjeç, është përplasur me motomjeti...

17:47

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI