Flash

Kryeministrja franceze: Kemi nevojë për një periudhë qetësie pas javësh protestash

Lapsi.al 7 April 2023
Kryeministrja franceze: Kemi nevojë për një periudhë

Franca  ka nevojë për një periudhë qetësie pas javësh protestash, shpesh të dhunshme, kundër planit të reformës së pensioneve të Presidentit Macron, tha kryeministrja Elisabeth Borne, megjithëse ajo nuk ofroi një rrugëdalje të qartë nga trazirat politike.

Protestat, të cilat filluan si një lëvizje e udhëhequr nga sindikata kundër planit të Macron, kanë ndezur zemërim të gjerë publik kundër vetë Macron, pasi ai refuzoi ta votonte projektligjin e diskutueshëm në parlament.

Edhe pse numri i protestuesve nuk ishte aq sa pritej të enjten, duke sugjeruar se protestat mund të zbhen, plani i reformës së Macron është thëllësisht i papranueshëm dhe nxjerr në pah pozicionin e tij të dobësuar tani që ai nuk ka më një shumicë të plotë në parlament.

“Duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm që të mos nxitojmë. Duhet ta lëmë situatën të ecë. Vendi ka nevojë për qetësi”, tha Born në një intervistë të botuar sot në Le Monde.

Macron dhe qeveria e tij duan të rrisin moshën e pensionit me dy vjet, nga 62 në 64, për të shmangur një deficit pensioni. Sindikatat argumentojnë se këto para mund të gjenden  në mënyra të tjera.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI