Flash

Koha që Beketi të marrë 110 milion euro, Ramës i mbarojnë gënjeshtrat

Lapsi.al 7 April 2023
Koha që Beketi të marrë 110 milion euro, Ramës i

Që kur doli lajmi se gjykata e arbitrazhit i dha Francesko Beketit 110 milion euro, kryeministrit Rama i lindi nevoja për një alibi të re, një përgjigje që e devijon debatin nga përgjegjësia për gjobën marramendëse që do të paguajnë shqiptarët për kapriçot e personalitetit të tij.

Paralajmërimeve se dëbimi i biznesmenit dhe mbyllja e “Agon Channel” do t’i kushtonte shtrenjtë Shqipërisë, Rama iu përgjigj gjithnjë me një siguri moskokëçarëse se italiani “nuk do të marrë asnjë lek”.

E njëjta formulë përsëritej për sa kohë procesi ishte në vazhdim në gjykatë, madje edhe pasi u dha vendimi i parë në Prill të vitit 2019. Edhe këto ditë, që një pjesë e parave praktikisht janë të bllokuara, Rama mendoi se mund të vazhdonte ta trajtonte njësoj lajmin si pjesë e emocioneve të fushatës elektorale.  “Shokët e tij këtu humbin zgjedhjet dhe kur vjen fushata tjetër del që s’i ka marrë atëherë po i mori tani! Prapë kështu do ndodhë me shokët e mashtros! Deri fushatën tjetër!” ishte mesazhi që kryeministri publikoi kreu i qeverisë në Tëitter.

Por pas mbledhjes së qeverisë këtë të premte, Rama ka ndryshuar qëndrim. Nuk tha më se biznesmeni nuk do të marrë asnjë lek, por se do të dalë fare nga juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit ICSID.

“Po analizojmë dhe mundësinë të daljes fare nga ai juridiksion sepse është skandaloze ajo që ka ndodhur” u shpreh Rama duke e zhvendosur përballjen nga Shqipëria kundër Beketit, tek Shqipëria kundër gjykatës.

Ideja e tërheqjes nga juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit ICSID pas humbjes me Beketin e bën qesharak diskutimin. Nëse kishte dyshime, shteti i Ramës nuk duhej të ishte bërë pjesë e procesit që në fillim, jo tani që humbi gjyqin.

Lexo edhe: Dështimi i Ramës me Bechettin dhe gënjeshtrat për 110 milionë euro

Në 29 Mars procesi "Beketi" u mbyll një herë e mire. Tani italianit i kalojnë paratë në llogarinë bankare. Jo pak, por 110 milion euro.

Deklarata në fakt u hodh si shashkë për të shmangur diskutimin mbi përgjegjësinë e Ramës në humbjen e një shume kaq të madhe parash.

Rama nuk thotë dot më “nuk do paguajmë asnjë lek”. Vendimi i gjykatës e bën atë përgjegjësin kryesor të humbjes së parave nga xhepat e shqiptarëve. Në pamundësi për të gënjyer prap, ka menduar t'i ikë përgjegjësisë përmes zhurmueseve të kota, siç mund të jetë idea e largimit nga juridiksioni i gjykatës së Bankës Botërore./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI